Gjermania merr drejtimin e Presidencës së BE/Bushati: Momenti i Shqipërisë për Integrimin

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, përmes një postimi në facebook, ka uruar Gjermaninë për marrjen e Presidencës së BE-së dhe lidhur me këtë, ish-ministri, shprehet se është një mundësi e shkëlqyer për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

”Për Shqipërinë, Presidenca Gjermane është një mundësi e shkëlqyer që nuk duhet humbur, për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Gjermania është një partner i ndershëm dhe i pazëvendësueshëm për Shqipërinë në rrugëtimin europian”,- shkruan ndër të tjera ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Nga ana tjetër, Bushati thekson se dy prej çështjeve më themelore me të cilat pritet të përballet Presidenca Gjermane janë: miratimi i buxhetit të ardhshëm të BE-së dhe marrëveshja tregtare me Mbretërinë e Bashkuar.

Postimi i plotë

Sot, Gjermania merr drejtimin e Presidencës gjashtëmujore të BE-së. Megjithëse pesha e presidencave është relativizuar, për shkak se tanimë është Këshilli Europian, institucioni që përcakton agjendën në rrafshin e BE-së, me një horizont kohor që tejkalon gjashtë muaj, marrja e drejtimit të BE-së në këtë moment kritik, nga vendi më i fuqishëm europian, shoqërohet me pritshmëri të mëdha.

Dy prej çështjeve më themelore me të cilat pritet të përballohet Presidenca Gjermane janë: miratimi i buxhetit të ardhshëm të BE-së, i cili duhet të reflektojë edhe fondin e rimëkëmbjes, si pasojë e goditjes që mori ekonomia nga pandemia dhe marrëveshja tregtare me Mbretërinë e Bashkuar.

Për Shqipërinë, Presidenca Gjermane është një mundësi e shkëlqyer që nuk duhet humbur, për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Gjermania është një partner i ndershëm dhe i pazëvendësueshëm për Shqipërinë në rrugëtimin europian.

SHKARKO APP