Gjermania merr kryesinë e Këshillit të Bashkimit Evropian
Gjermania merr sot zyrtarisht kryesinë e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasada gjermane në Tiranë, dhe njofton se Ambasadori Peter Zingraf do paraqesë përparësitë e Kryesisë gjermane të Këshillit të BE-së e do flasë mbi perspektivën evropiane të Shqipërisë.
Fokus kryesor i presidencës gjermane do të jetë rimëkëmbja ekonomike pas goditjes që mori nga pandemia COVID-19, duke përfshirë këtu miratimin e Kornizës shumëvjeçare financiare dhe fondin për përballje me pasojat e pandemisë.
Këshilli është organi kryesor vendimmarrës i BE-së. Së bashku me Parlamentin Evropian bart përgjegjësinë për miratimin e ligjeve të BE-së. Këshilli i BE-së përbëhet nga ministrat e qeverive nacionale të të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Në takime marrin pjesë ministrat përgjegjës për temën që diskutohet.
https://www.facebook.com/AmbasadaGjermaneTirana/posts/10156966757961353