Gjermania paralajmëron gjermanët në rast të rimbylljes së kufinjve prej pandemisë

Express njofton se “Gjermania ka paralajmëruar shtetasit e vet që të mos udhëtojnë për Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni e Veriut dhe Bosnje Hercegovinë, as në gjysmën e parë të gushtit”.
“Gjermania nuk e merr përgjegjësinë për të kthyer ndonjë shtetas të vet as në rastet e shpërthimit më shumë të pandemisë, si në rastet e mbylljes së kufijve. Nëse udhëtoni ku nuk rekomandohet, është e mundur sigurimet të mos marrin përgjegjësinë për shërimin e juaj nëse sëmureni” – thuhet në njoftimin e qendrës gjermane për monitorimin e koronavirusit.
KOHA JONË SONDAZH

