Gjermania përshëndet turin Ballkanit të Ramës, ambasadori: Shfrytëzoni Procesin e Berlinit për të qenë më afër

Angazhimi i kryeministrit Edi Rama për të çuar përpara Procesin e Berlinit, mbështetet nga Gjermania. Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, evidentoi si pozitive përgatitjet e Shqipërisë për takimin e ministrave të Procesit të Berlinit që do mbahet këtë vit në vendin tonë.

“Është diçka vërtet e rëndësishme dhe është shprehje e iniciativës që ka marrë Kryeministri për t’u takuar me homologët e vet në rajon. Të gjitha përqëndrimet e përpjekjeve këtë vit janë të duhurat”,-tha ambasadori Zingraf.

Sipas ambasadorit, ky proces përshpejton anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. “Procesi i Berlinit asokohe u iniciua nga ish-Kancelarja Merkel, pikërisht për të qëndruar në anë të Shqipërisë dhe gjithë rajonit për të përshpejtuar, ndihmuar dhe mbështetur rrugën e Shqipërisë dhe rajonit drejt BE”,-tha ambasadori i Gjermanisë në Tiranë.

SHKARKO APP