Gjermania: Shqipëria të kryejë një reformë të thellë në drejtësi

 

Shqipëria është në një rrugë të mbarë drejt integrimit, por duhet të bëjë reformën në drejtësi.

Me këto fjalë, iu drejtua ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier, homologut të tij shqiptar, Bushati gjatë diskutimit në Ministerialin e vendeve të Europës Jug-lindore, mbajtur në Berlin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria është në rrugë të mbarë dhe duhet të vijojë tashmë me detyrën e vështirë të një reforme tërësore dhe të thellë të sistemit të drejtësisë”, është shprehur Steinmeier.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kurse ministri Bushati tha se kriza e refugjatëve nuk duhet të ndikojë në politikën e zgjerimit të BE-së.

“Ndërsa Ballkani Perëndimor ka operuar mbi një pakt stabiliteti, procesi i Berlinit mundësoi krijimin e një pakti ndërlidhshmërie dhe tashmë vendet tona janë në kërkim të një pakti demokracie dhe zhvillimi”, është shprehur ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?