Gjesti i ambasadorit Boschardt, protestë para zyrave të OSBE në Tiranë…
Qytetarë dhe përfaqësues të shoqatave të shoqërisë civile zhvilluan sot një protestë para prezencës së OSBE në Tiranë. Ata kërkojnë largimin e ambasadorit Berndt Borschardt, pas gjestit të turpshëm ndaj protestuesve të “Unazës së Re”.
Në një prononcim për Syri TV, avokati Altin Goxhaj u shpreh se, misioni i OSBE në Shqipëri u kompromentua rëndë. Sipas tij, një kartolinë me gishtin e Borschardt do ti dërgohet zyrtarëve evropianë në Bruksel. “Do ti dërgojmë BE 500 kartolina me gishtin e Borschardt. Shkarkojeni këtë njeri sepse e ka kompromentuar misionin tuaj diplomatik në Shqipëri. Ky njeri nuk mund të qëndrojë më. Ky monument do të kalojë në institucione të ndryshme, sipas sjelljes së tyre”, u shpreh ndër të tjera Goxhaj.
Sot banorët e Unazës së Re, të cilët u fyen nga ambasadori kanë nisur nënshkrimin e një peticioni që kërkon largimin e tij.
Ndërkohë dje, ish-diplomatë shqiptarë kërkuan që zyra qendrore e OSBE të marrë masa ndaj ambasadori të saj në Tiranë.