Gjeti portofolin me 6 mijë euro, 16-vjeçari nga Shkodra ia kthen turistit: Çdo gjë e fitojmë me djersë

Në rrjete sociale po jehon veprimi fisnik dhe i rrallë nga një adoleshent shqiptar. Në dyert e Komisariatit të Shkodrës, të dielën u shfaq një adoleshent që kërkonte të dorëzonte para. 16-vjeçari, Erind Shkambaj ishte nisur si çdo fundjavë për në punë, por rrugës ai gjeti një portofol.

Portofoli i përkiste turistit italian Claudio Perrinella. Në të ishin karta e identitetit, karta të llogarive bankare dhe një shumë prej mbi 6000 eurosh.

Bujaria dhe fisnikëria e 16-vjeçarit u shpërblye me vetëm 100 euro nga ana e italianit. Erindi thotë se në familjen e tij të gjithë janë punëtorë të thjeshtë dhe janë mësuar që çdo gjë ta fitojnë me djersë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?