Gjiknuri dhe Alibeaj bëhen bashkë për Reformën Zgjedhore, takojnë përfaqësuesit e ODIHR
Dy bashkëdrejtuesit e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri nga PS-ja dhe Enkelejd Alibeaj nga PD-ja, kanë zhvilluar një takim me takim me përfaqësuesit e ODIHR-it.
Në një postim në rrjete sociale, Gjiknuri thekson se në fokus të këtij takimi ka qenë ecuria e reformës zgjedhore dhe angazhimin i përbashkët për të rekuperuar kohën e humbur.
”Bashkë me kolegun e opozitës Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, zhvilluam një takim me përfaqësuesit e ODIHR-it. Diskutuam mbi procesin e reformës, angazhimin e përbashkët për të rekuperuar kohën e humbur dhe ndihmën që do të mund të japë OSBE/ODIHR për komisionin”.