Gjiknuri dhe deputeti gjerman Ahmetovic: Moshapja e negociatave, shans i humbur për rajonin dhe sigurinë europiane

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri u takua sot me raporterin për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Politikën e Jashtme në Bundestagun Gjerman, Adis Ahmetovic.

Dy bashkëbiseduesit diskutuam mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, bashkëpunimin e ngushtë të Partisë Socialiste me SPD gjermane dhe situatën që po përballet Europa si pasojë e luftës në Ukrainë.

“Pata kënaqësinë të mirëpres në një takim Raporterin për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Politikën e Jashtme në Bundestagun Gjerman, Adis Ahmetovic ku diskutuam mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, bashkëpunimin e ngushtë të Partisë Socialiste me SPD gjermane dhe situatën që po përballet Europa si pasojë e luftës në Ukrainë. Bashkëndamë mendimin që mos-hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian do ishte shans i humbur historik për Rajonin dhe sigurinë Europiane”.

Gjiknuri falënderoi Ahmetovic për mbështetjen e Gjermanisë dhe kancelarit Scholz ndaj Shqipërisë për procesin e integrimit dhe theksoi se e ardhmja e vendit është anëtarësimi në Bashkimin Europian.

SHKARKO APP