Gjiknuri e Llatja: Kanceri i gjirit dhe diagnostifikimi në kohë përfshin gratë dhe vajzat në çdo kohë të vitit

Edhe pse tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, vëmendja dhe mbështetja për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje, duhet ndjekur në cdo ditë të vitit.
Në këtë kuadër, takimet sensibilizuese vazhdojnë në Elbasan, ku deputetja e Elbasanit Desantila Tahiraj, e shoqërur nga drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri dhe kryetari i bashkisë Gledian Llatja kanë organizuar një takim me gra e vajza por jo vetëm të Treganit.
Edhe pse apeli ka qenë i përbashkët dhe i herëpashershëm, deputetja e zonës Tahiraj, ka kërkuar më shumë vëmëndje nga gratë dhe vajzat që të kujdesen për shëndetin e tyre, dhe më së shumti për këtë sëmundje që sic e cilësoi ajo shumë të frikshme që ka zaptuar botën por edhe vendin tonë.
Drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, i cili ka vlerësuar këtë takim, dhe pse vjen pas muajit tetor, nga Tregani ka bërë të njejtin apel për të gjitha gratë dhe vajzat. Duke u ndalur tek diagnostifikimi në kohë i kësaj sëmundjeje, ai vlerësoi edhe arritjet e qeverisë shqiptare vitet e fundit, e cila ka bërë të mundur që ky diagnostifikim të kryhet falas, në cdo qendër shëndetësore të shqipërisë në çdo kohë.

Përtej takimit të sensibilizimit, po them edhe unë ato reflektimet e mia, që nuk duhet lënë mbas dore, shëndeti. Këto janë konkluzine që njeriu në fazat e ndryshme të jetës, i nxjerr më kollaj, sepse kur je i ri mendon që nuk do të më gjejë gjë, dhe natyrshëm shpresa për të ardhmen të bën me energji dhe optimist. Por fazat e jetës dhe që natyrisht të gjithë i kemi, dicka më shumë ato që janë më të mëdhenj, por edhe më të rinjtë, e kuptojnë që përpara shëndetit nuk ka asgjë tjetër.
Kur flas me ju, i flas dhe vetes. Njeriu mendon se po pati disa gjëra të tjera, po pati para vjen shëndeti, po pati mirëqenie, vjen vetë shëndeti.
Fare, lexo cdo libër të shenjtë apo çdo libër të filozofisë njerëzore, konkluzioni të con po aty, po pate një ekuilibër të mirë mes asaj që ke edhe shëndetit, natyrshëm të gjitha rekuperohen.
Të mos mendojmë se ato c’kanë kaluar të parët, të mos ndodhin në të ardhmen, si tërmete, luftëra, etj. Njeriu mbetet i zoti kur është nga ana shëndetësore i aftë dhe di të rekuperojë cdo gjë.
Më vjen mirë që këtu ka edhe burra, të cilët duhet ta kuptojnë të parët, ku nuk duhet parë gruaja si njeriu i punës. Unë ju bëj thirrje me shumë sinqeritet, që të krijoni mundësinë që ju jepet sot për t’u vizituar pa para dhe për të bërë një kontroll, mos u pengoni.
Bëjeni sot se nesër do të jetë vonë, sot janë mundësitë në spitalin e Elbasanit pa pagesë, dhe pa asnjë pengesë. Këto mundësi i ka krijuar qeveria, shëndeti është i parë, cdo gjë tjetër është sekondari.
Mos i merrni si fjalë propagandë, pasi shëndeti është gjëja më e rëndësishme që keni në jetë”, tha Gjiknuri.

Sakaq, kryetari i bashkisë Gledian Llatja, i cili edhe këtë aktivitet e ka cilësuar si mjaft të rëndësishëm dhe shumë kuptimplotë, foli në emër të familjes së tij, si vëlla, si bashkëshort, si djalë, por edhe si prindi i dy vajzave.
Gratë janë pjesa e pandashme e jetës sonë, por gratë gjithnjë kanë një rrezik i cili është tumori i gjirit, e cila është gjëja kryesore që ne duhet të merakosemi për këtë sëmundje.
Duhet t’i japim një rëndësi të vecantë mamografisë, Ekos së gjirit, sepse për ne më e rëndësishme është jeta, sesa koha që do të harxhoni për të bërë punët në fshat apo për të bërë pazaret. Sa më shpejt të kapet në kohë, aq më mirë është për shëndetin e grave.
Për shoqërinë shqiptare gratë kanë qenë dhe janë pjesa kryesore e familjes, janë shtylla e familjes, ndaj ju lutem që të kryeni periodikisht Ekot dhe të mos e neglizhoni këtë”, tha Llatja.

 

SHKARKO APP