Gjiknuri: Është bast politik i vetë kryeministrit Rama ky mandat i tretë
Drejtuesi politik Partisë Socialiste për Vlorën, Damian Gjiknuri zhvilloi takimin elektoral të radhës me banorët e lagjes 11 janari.
Duke iu referuar investimeve ne këtë zone ai tha se qeveria do të vijojë projektet për infrastrukturoren për zonat rurale nëse do i besohet mandate i tretë.
“Është bast politik i vet Kryeministrit Rama ky mandat i tretë, në veçanti për Vlorën, ku vet Kryeministri ka investuar si kurrë më parë. Ashtu siç u premtua Vlora u transformua rrënjësisht, si një model për qytetet e tjera. Investimet e qeverisë socialiste janë në vijimësi. Që këto investime të vazhdojnë, duke përfshirë të gjitha zonat e tjera, përfshi dhe zonën tuaj të banimit, duhet që të vijojmë ta mbështesim Kryeministrin Rama i cili nuk ndalet me investimet për Vlorën”, u shpreh Gjiknuri.
Gjiknuri hodhi poshtë akuzat e demokratëve për regres të vendit duke thënë se PS është e vetmja alternativë që ka në fokus zhvillimin e mëtejshëm.
“Duke na dhënë mbështetjen përmes votës ju na krijoni mundësinë që ne të vijojmë të çojmë përpara çdo punë të nisur. Vota për Partinë Socialiste është votë për ju dhe për zhvillim të mëtejshëm”, theksoi Gjiknuri.