Gjiknuri: Fitorja në Tiranë e padiskutueshme. Marrim mbi 45 bashki dhe rritja e pagave në përputhje me ligjin

Për 2 ditë çelet edhe fushata zgjedhore për 14 Majin, dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri thotë se selia rozë do të marrë mbi 45 bashki. Ai u shpreh në një intervistë për ”Klan News”, se parashikohet që konkurrenca zgjedhore e selisë rozë të jetë në fashën 45-55 bashki.

Pyetje: Sa bashki të paktën që jeni i sigurtë?

Damian Gjiknuri: Mes hapësirës 45-55 bashki, kjo është fasha ku do të kemi konkurrencë zgjedhore. Mund të jetë 50, 51, mund të jetë 45, mund të jetë 55. Kjo është një çështje që mbetet në dorë të elektoratit. Nga të gjitha llogaritë e mia elektorale, sondazhet që kemi, kalkulimet historike politike dhe zgjedhore dhe pretendoj të jem deri diku njohës i çështjeve zgjedhore, mendoj ky është numri mes të cilave ne do të administrojmë shumicën e bashkive, pra numri që unë thashë mbi 45.

Kur se për masat e qeverisë për rritjen e pagave në disa sektorë dhe shpërblimin e pensionistëve, Gjiknuri thotë se janë në përputhje të plotë me ligjin.

“E para njëherë kjo ka qenë një strategji e deklaruar më parë, ka qenë synim rritja e pagave apo shpërblimi për pensionistët. Më vjen habi dhe për ironi është dhe qesharake, para një jave kur u deklarua shpërblimi për pensionistët, disa syresh në media e sulmuan, por vetë zëdhënësi i Foltores nuk guxoi ta prekë madje donte ta anashkalonte duke e quajtur masë të vonuar, tashmë kur sheh entuziazmin e popullsisë, ndjen të thotë se janë shkelje duke përgatitur një nga albitë e humbjes në zgjedhjet e 14 Majit”,-tha Gjiknuri.

SHKARKO APP