Gjiknuri flet pas marrëveshjes: Zgjedhjet e parakohshme nuk janë utopi për mazhorancën

Zgjedhjet e parakohshme nuk janë utopi për mazhorancën. Damian Gjiknuri, i mandatuari i Parisë Socialiste për të negociuar me opozitën për arritjen e një kompromisi politik për reformën zgjedhore, thotë se mbetet në dorë të kryeministrit Edi Rama nëse do ta hedhë këtë hap.

“Ka raste të përcaktuara qartë në Kushtetutë kur ka zgjedhje të parakohshme, vetëm atëherë kur shumica vendos ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, kur kryetari i mazhorancës bën një mocion besimi dhe e humbet atë, vendi shkon automatikisht në zgjedhje të parakohëshme. Kryeministri besoj e ka sqaruar qartë që nuk ka arsye për zgjedhje të parakohëshme, por nëse mazhoranca e gjykon të arsyeshme, është në dorën e saj.”- u shpreh Gjiknuri.

Gjiknuri saktëson se përcaktimi nëse do ketë ose jo një qeveri teknike disa muaj para zgjedhjeve politike, nuk do diskutohet në tavolinën e reformës zgjedhore.

“Nuk është objekti i punës së këtij komisioni apo i këtij kuadri negociues çështja e qeverisë teknike apo çështje që kanë të bëjnë me Kushtetutën e Shqipërisë dhe problemet e tjera politike. Këtë dua ta ndaj qartë.”- tha Gjiknuri.

Mazhoranca dhe opozita jashtëparlamentare kanë gjetur dakordësinë për nisjen e punës për refromën zgjedhore. Të enjten pritet të mblidhet për herë të parë Këshilli Politik, një format i ri ku përfshihen të gjithë aktorët politikë, ku do diskutohen çështje që lidhen direkt me ndryshimet në legjislacionin elektoral.

“Janë të gjitha çështjet që lidhen me listat e zgjedhësve, me barazinë gjinore, me administrimin e zgjedhjeve, me komisionet. Pra të gjitha çështjet tashmë të indetifikuara në refromën zgjedhore, përfshirë edhe çështja e sistemit zgjedhor, e cila është pjesë e vendimit të komisionit të reformës zgjedhore. Po të shikoni dokumentin është e cituar shumë qartë, çdo çështëje që është objekt i punës së komisionit të reformës zgjedhore dhe që është pranuar nga komisioni i refromës zgjedhore për tu trajtuar. Ka një material të bërë gati, ka një punë të bërë edhe nga PD kur ishte pjesë e komisionit të reformës zgjedhore përpara një viti. Natyrshëm është një bazë e mirë ku palët mund të fillojnë në ndërtojnë procesin.”- tha ai.

Mëritat e arritjes së marrëveshjes Damian Gjiknuri ia faturon klasës politike shqiptare. Sipas tij asnjë ndërkombëtar nuk mori përsipër të drejtojë refromën zgjedhore, si tutor mes palëve politike. Faktori ndërkombërar këmbëngul GJiknuri vetëm ka inkurajuar lehtësimin e dialogut.

"Zgjedhjet e parakohshme, jo utopi për mazhorancën", Gjiknuri flet pas marrëveshjes për ‘Zgjedhore’

SHKARKO APP