Gjiknuri: Humbësi nuk njeh zgjedhjet, ky është problemi. Nuk dini të bashkoheni

Deputeti i PS-së i cili është edhe një nga kandidatët e listës së hapur më të votuar në zgjedhje, Damian Gjiknuri, ka folur sot në Kuvend në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Ai ka thënë se Reforma Zgjedhore është bërë si ka dashur PD dhe mbi të gjitha, sipas tij, është faji që opozita nuk di të bashkohet.

”Çështja e votës së diasporës është shkruar nga e para deri në fund nga opozita dhe ekspertët e saj. Ju lutem mos të harrojmë, ligjin zgjedhor e kemi konsensual, madje raporti i ODIHR-it thotë se siguron një bazë të mirë ligjore dhe siguron garë konkurruese.

Administratë transparente dhe profesionale, natyrshëm në një mjedis të politizuar, edhe këtu është problemi kryesor që ka Shqipëria. Është mjedisi i politizuar. Në Shqipëri kemi një problem: humbësi nuk njeh zgjedhjet. Edhe për sa kohë që humbësi përdor fuqinë e tij relative. Jam dakord me ato që thuhen, se duhet një reformë zgjedhore. Për t’u bërë i madh duhet të bashkohesh. E keni fajin vetë, nuk keni ditur të luani”,-tha Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?