Gjiknuri i cilëson shpifje akuzat e Agron Shehajt: Takohemi në gjykatë! Ke paguar 700 mijë euro për tu bërë deputet
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, deputeti Damian Gjiknuri, i është përgjigjur deputetit të opozitës Agron Shehaj në lidhje me akuzat në parlament. Gjiknuri theksoi se ka ngritur padi ndaj tij për shpifje ndërsa shtoi se ai është përdorur nga palët në Partinë Demokratike.
Damian Gjiknuri iu drejtua duke i thënë: “Ti zotëri ke një hall tjetër, ta mësojnë dhe të tjerët. Për këto budallallëqet që ti thua, që merresh me kushërinjtë e mi që janë biznesmenë që nga viti 1991 dhe në fund të fundit janë në punët e tyre, nuk të hyjnë ty në xhep. Ti je në gjykatën e Tiranës për këtë çështje. Përse e sjell Gjykatën në Parlament? Jo më larg sesa pardje ke marrë një njoftim dhe nuk ke paraqitur prova. Më datë 08.07.2022 të ka ardhur njoftimi se nuk ke qenë në gjendje që të paraqesësh prova. E para, që ai nuk është djali i xhaxhait tim dhe e dyta për të gjithë pretendimet që unë kam ngritur në atë padi. Ti ke paguar 700 mijë euro, thonë për ty, për të zënë vendin e deputetit. Të përdorin! Njëherë të mori Luli, tani të ka marrë foltorja. Ti atë punë ke! Unë nuk jam si ty! Unë të kisha para nuk i fshihja nëpër kushërinj, siç ke bërë ti te Rruga ”Asim Zeneli”, e di mirë ti. Ti që je “biznesmen i ligjshëm” në thonjëza, i investon nëpërmjet të tjerëve apo jo Agron?! – shtoi Gjiknuri duke e lenë pa fjalë deputetin biznesmen të PD.
Gjiknuri u shpreh edhe se me Shehajn do të takohen në gjykatë, por i theksoi që gjykatën të mos e sjellë në Kuvend. ”Bashkë takohemi në Gjykatë, mos e lodh Parlamentin me këto çeshtje. Të kam bërë padi për shpifje pikërisht për këto që ngrite këtu. Mos e sill Gjykatën e Tiranës në Parlament. Merru me gjëra serioze. Të kanë gjetur me para dhe të përdorin”.- përfundoi deputeti Gjiknuri.
Pas sulmit ndaj deputetit të PS, Damian Gjiknuri, mësohet se deputeti i PD është takuar me një deputet-eksponent të rëndësishëm të PS.
Apo përdoret deputeti opozitar në luftën e brendshme të fshehtë në mazhorancë?!
Ishte deputeti Agim Shehaj që në fillim iu drejtua ministres Kumbaro:
“Unë ju thirra për përgjegjësitë tuaja. Ju e vutë në shërbim, rolin tuaj si Ministre e Turizmit dhe Mjedisit për të pasuruar Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, kështu që mos na bëni tani sikur…
Ju nga e dini, ju nga e njihni?! Ju, dilni garant për AlbStar-in? Më thuaj!
Dilni apo jo garant për kushurinjtë e Gjiknurit?! Më thuaj. Për çfarë dilni garant e thoni e bëra unë”- akuzoi deputeti Shehaj.
Kjo valë akuzash ka përfunduar në gjykatë, e cila pritet të vendosë për rastin në fjalë.