Gjiknuri i kërkon ndihmë OSBE-së për Reformën Zgjedhore: Duam ekspertizë të specializuar
Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri i cili do të jetë edhe bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, këtë të hënë u takua me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco. Gjiknuri i kërkoi ambasadorit mbështetje për të ndihmuar procesin e reformës, me ekspertizën e specializuar të ODIHR-it.
“Me kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, z.Vincenzo Del Monaco, diskutuam mbi procesin e pritshëm të Reformës Zgjedhore. Theksova gatishmërinë e Partisë Socialiste për të filluar sa më shpejt punën, me synim adresimin e plotë të të gjitha rekomandimeve të ODIHR-it.
Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme mes mazhorancës dhe opozitës, Parlamenti ka një historik të pasur të frymës së dialogut dhe bashkëpunimit përsa i takon Reformës Zgjedhore.
Kërkova mbështetjen e OSBE për të ndihmuar procesin e reformës, me ekspertizën e specializuar të ODIHR-it” shkruan ai.