Gjiknuri e Llatja te Liqeni i Pashtreshit: Një tjetër destinacion turistik i Gjinarit në Elbasan

Liqeni i Pashtreshit i cili ndodhet në Gjinarin turistik, së shpejti do të marrë një tjetër pamje, në sajë të një projekti ndërrmarë nga bashkia Elbasan në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
Në një inspektim të kryer nga drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, dhe deputetja e zonës Desantila Tahiraj, kreu i bashkisë Gledian Llatja e cilësoi këtë investim si pjesë të projektit për rehabilitimin e sheshit të Gjinarit, e cila është edhe vënia në funksion të gjithë turizmit të zonës.
Liqeni i vogël i Pashtreshit, është një pikë, destinacion turistik dhe një vlerë e shtuar për Gjinarin.
“Rruga që të con tek liqeni i Pashtreshit, është një investim të cilin ne e kemi bërë këtë segment në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvilimit, FSHZH në kuadër të projekteve që ato kanë për mbështetjen e fshatrave turistikë.
Është një rrugë e cila do të jetë me srandarte, i gjithë sheshi bashkë me rrugën janë investim i cili do të shërbejë për turizmin edhe gjatë orëve të mbasdites dhe të darkës, dhe sidomos gjatë dimrit ku Gjinari merr një tjetër bukuri, një tjetër dimension në turizëm.
Do të shtrohet, do të rehabilitohet totalisht, janë parashikuar bashkë me veprat e artit të cilat janë në rrugë, me kanalet kulluese anësore përsa i përket shiut por edhe dëborës”, pohon Llatja.
Projekti për rehabilitimin e rrugës Gjinar – Pashtresh është kërkuar shumë nga vetë banorët, të cilët sipas kryebashkiakut “deri para disa kohësh nuk e besonin që projekti i Gjinarit do të ishtë një realitet konkret, do të ishte një projekt kaq i plotë që përfshin jo vetëm sheshin e Gjinarit por edhe vënien në funksion të destinacioneve kryesore turistike”.
Rruga është gati pak më shumë se 600 metra e gjatë, e cila ndikon drejtëpërdrejtë jo vetëm për turizmin por edhe për fshatin e Pashtreshit, i cili është një nga fshatrat më të mëdhenj të njësisë administrative të Gjinarit. Kjo rrugë parashikohet të përfundojë në fillim të vitit tjetër, dhe i shërbëen 1200 banorëve dhe turizmit të zonës.

“Po bëhet një buqetë e bukur e turizmit, duam t’i japim një potencial zhvillimi malit të Bukanikut, ku kemi një plan në zhvillim. Gjinari nuk mendohet dot pa Bukanikun, shtigjet malore që ne kemi hapur dhe po i mirëmbajmë në zonën e Gjinarit kanë si destinacion kryesor Bukanikun, dhe ajo është e gjithë ajo bukuria e zonës së Shpatit”, shtoi kreu i bashkisë.
Në Gjinarin turistik vlen të përmenden edhe investimet e kryera nga investitorë privatë, kryesisht nga ato që kanë pasur banesat e tyre, por edhe ato që kanë pasur në pronësi të tyre pyjet e vjetra private.

Në këtë kuadër kreu i bashkisë tha se “kemi futur modelin e ri kemi mbështetur të gjithë ato biznese dhe i kemi rekomanduar që ndërtimet të bëhen me një srandart që të jenë sa më natyrale, kryesisht me dru.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkia do të ndihmojë familjarët të cilët kërkojnë që banesat e tyre t’i kthejnë në bujtina, duke rritur numurin e turistëve si edhe ekonominë familjare.
Gjinari, është një zonë që vizitohet në cdo stinë të vitit, turistët e huaj janë të shumtë dhe kryesisht janë holandezë dhe gjermanë që frekuentojnë këto shtëpi mikpritëse, po kështu ka edhe turistë grekë, për të mos lënë pa përmendur edhe ata vendas që preferojnë klimën dhe pishat e Gjinarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?