Gjiknuri: Kodi Zgjedhor duhet brenda korrikut që të jetë i zbatueshëm për zgjedhjet
Gjiknuri tha te news24 se Kodi Zgjedhor duhet të miratohet brenda korrikut që të mund të bëhet i zbatueshëm.
“Kemi një marrëveshje, që duhet ta bëjnë të dyja palët. Këshilli Politik duhet të miratojë draftin ligjor që ka përpara. Ne na duhet të negociojmë edhe me ata që janë në parlament. Për të pasur zgjedhje efektive, duhet që Kodi Zgjedhor të miratohet brenda këtij sezoni parlamentar, që në gusht e shtator të nisë implementimi. Unë shpresoj se opozita do të reflektojë, por ne nuk mund të presim pa fund. Ligji i ri që të bëhet i zbatueshëm, duhet që të miratohet brenda korrikut”, tha Gjiknuri.
KOHA JONË SONDAZH

