Gjiknuri: Kushti për qeveri tranzitore nuk diskutohet fare

Damian Gjiknuri

Partia Socialiste synon që diskutimet me PD dhe LSI për reformën zgjedhore ti mbyllë brenda muajit maj. Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Damian Gjiknuri, në një intervistë për Report tv tha se puna më pas duhet të vazhdojë në komisionin e posaçëm parlamentar.

“Synimi është që brenda majit ne të mbyllim gjithë procesin e konsultimit politik për të gjetur të gjitha marrëveshjet e nevojshme.  Besoj se qershori është mëse i majftueshëm për të ndjekur procedurat në komisionin e reformës zgjedhore dhe më pas në Kuvendin e Shqipërisë”, shprehet Gjiknuri.

Gjiknuri tha se kushti për qeveri tranzitore nuk do të jetë pjesë e negociatave. “Nuk mund të negociohet me parimin që të quhet e pranuar dua të asgjësohet ai që dialogun me mua.  Kjo është një çështje që e ka gjetur përgjigjen e saj që te dështimi i protestave të rrugës dhe përgjigja për këtë është dhënë me kohë. Nuk besoj se qeveria teknike është zgjidhja.  Dua të qëndroj strikt të puna e komisionit zgjedhor”, tha Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?