Gjiknuri mbledh grupin e punës: Përmirësimet në Statut, tregues i përshtatjes së PS me sfidat që sjell koha

Partia Socialiste është drejt përfundimit të ndryshimeve në zbatim të Statutit të ri, të cilat do t’i kalojnë më pas për miratim Asamblesë Kombëtare.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, zhvilloi një takim me grupin e punës për të diskutuar këto ndryshime në funksion edhe të sfidave të ardhshme elektorale.

“Me kolegët e grupit të punës ku diskutuam detajet e fundit mbi ndryshimet që duhen reflektuar në zbatim të Statutit të ri, të cilat do t’i kalojnë për miratim Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Fill pas kësaj hapim garën e zgjedhjeve të brendshme për 61 krerët e partisë në të gjithë territorin. Përmirësimet në Statut janë tregues i përshtatjes së Partisë Socialiste me sfidat që sjell koha. Riorganizimi i çdo strukture do i sigurojë forcës sonë politike fitoren në sfidat elektorale të radhës”, deklaroi Gjiknuri.

SHKARKO APP