Gjiknuri me banorë të zonës së Çoles: Në Vlorë PS ka mundësi për 9 mandate

Kandidati Damian Gjiknuri, në vijimësi të takimeve që po zhvillon, u ndal pasditen e të martës në një takim me banorë të zonës së Çoles.
Në fjalën e tij, Gjuknuri theksoi se:
“Unë e kam mirëpritur me shumë kënaqësi rikthimin në Vlorë dhe si kandidat në listë të hapur, për të marrë mbështetjen popullore të qytetarëve vlonjatë. Për mua është një sfidë, është garë e një dimensioni tjetër. Do të kërkoj komunikim në çdo lagje me të gjithë qytetarët.
Në radhë të parë, duhet të votojmë Partinë Socialiste, sepse gjithë ky zhvillim i nisur për Vlorën dhe për gjithë Shqipërinë ka një emër, që është Partia Socialiste, edhe qeveria e Partisë Socialiste me Edi Ramën.
Është një spektër i gjerë, një listë dinjitoze. Ka njerëz që e gjejnë veten tek një socialist, që ka një eksperiencë më të gjatë dhe që kanë besim tek ajo parti dhe realisht mund të shohin kandidaturën time më të përshtatshme. Përpara se të jetë një garë personale, kjo është një garë politike, ku Partia Socialiste, ka një shancë, për të fituar 9 mandate në Vlorë, sepse kemi një opozitë të përçarë, kemi një opozitë që nuk ofron asnjë alternativë, ndërkohë që Partia Socialiste është alternativa më serioze ,që i ka ngritur dinjitetin vendit. Mandatin tjetër ka objektiva të qarta drejt integrimit në Bashkimin Evropian, që do të thotë edhe një kapitull i ri për investime dhe ekonomi për këtë vend”.