Gjiknuri me koronavirus, Rama: I uroj shërim të shpejtë nga armiku i padukshëm

Nga Vlora ku zhvilloi takimin e radhës elektoral në kuadër të nismës “Deputeti që duam”, kryeministri Edi Rama i uroi shërim të shpejtë drejtuesit politik të socialistëve në këtë qark, Damian Gjiknuri, i cili është i infektuar me koronavirus.

“Bashkohem me urimin për një shërim të shpejtë të drejtuesit të qarkut, Damian Gjiknuri, që si shumë shqiptarë duhet të përballet në këtë moment me armikun e padukshëm dhe përmes këtij urimi dua ti uroj cdo të mirë dhe shërim sa më të shpejtë të gjithë atyre që e kanë këtë sfidë këtë moment dhe dua të falënderoj nga zemra të gjithë ekipin e spitalit të Vlorës” tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?