Gjiknuri në SHBA, sheh administrimin e zgjedhjeve: Të bëhen nga vullnetarë, jo nga partitë

Në një kohë kur PS-ja kërkon administrimin e proceseve zgjedhore nga një administratë jo politike, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri ka sjellë shembullin e SHBA-ve, ku po zhvillohet një garë e fortë për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve midis republikanëve dhe demokratëve.

Në një postim në rrjete sociale, Gjiknuri thekson se në ndryshim të madh nga Shqipëria, në SHBA zyrtarët zgjedhor janë vullnetarë dhe jo të caktuar nga partitë ndërkohë që zgjedhjet zhvillohen në mënyrë elektronike.

“Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishim pjesë e ekipit të OSBE-së që ndoqi nga afër procesin zgjedhor në shtetin e Nevadas ku po zhvillohet një garë e fortë për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve midis republikanëve dhe demokratëve.
Ndërsa procesi vazhdon, patëm rast të vëzhgojmë një numër qendrash votimi.

Në ndryshim të madh nga Shqipëria, në SHBA zyrtarët zgjedhor janë vullnetarë dhe jo të caktuar nga partitë ndërkohë që zgjedhjet zhvillohen në mënyrë elektronike”, thekson Gjiknuri, i cili është dhe bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

SHKARKO APP