Gjiknuri: Pa ndërhyrje në kod, vota e emigrantëve rrezikohet

Që vota e emigrantëve të mos bllokohet nga afatet kohore të pamjaftueshme dhe të mbërrijë brenda ditës së votimit në KQZ, sekretari Organizativ dhe Çështjet Zgjedhore në PS, deputeti Damian Gjiknuri tregon se çfarë duhet të preket në ligjin elektoral.

”Të gjejmë një zgjidhje duke bërë disa modifikime, nuk janë ndryshime thelbësore se asgjë nuk do të ndryshojë në thelb. Afrimi i afateve të paraqitjes së listës së kandidatëve. Mund të gjejmë një formë tjetër se si mund të dërgohet më herët fleta e votimit sepse siç e kemi, vonon”, thekson Gjiknuri për A2 CNN.

Propozimi i dytë konsiston në idenë që fleta e votimit të dërgohet në mënyrë elektronike duke shkurtuar kohë, por në kthim duhet të vijë me postë. ”Votimi elektronik kërkon një infrastrukturë komplet tjetër, kështu që ajo nuk është gati dhe as nuk e merr njeri përsipër. Kështu që mendoj se varianti me postë të mbetet variant i vetëm”,-tha më tej.

Po ashtu Gjiknuri mendon që në Tiranë duhet të implementohet votimi dhe numërimi elektronik edhe nëse PD nuk është dakord. ”Do të eliminojë shumë probleme që ka votimi manual se në Tiranë, sepse ka shumë kandidatë dhe fleta e votimit do të jetë më e vështirë. Tashmë votimi elektronik është përfshirë në ligj dhe duhet të realizohet. Nuk mund të ndalohet me një vullnet të një partie politike për aq kohë sa nuk ka një vendim gjykate qe thotë se votimi elektronik është i pavlefshëm”- tha Gjiknuri.

SHKARKO APP