Gjiknuri: PD i shiti primaret si demokratike, por nuk ishin të tilla
Partia Socialiste do të vijojë të njëjtën strategji për caktimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 majit, ku fillimisht do të kryejë konsultë brenda partisë në lidhje me emra, e më pas do ta konsultohet me qytetarët.
Gjiknuri kritikoi primaret e Berishës për të cilat tha se nuk bëri zgjedhje, por caktoi kandidatë. Nga ana tjetër Gjiknuri e bëri të qartë se PS nuk do të zhvillojë primare.
“PS do të miratojë një udhëzim, qoftë për kandidat apo kryetar bashkie. Parlamentet vendore kanë shumë rëndësi. Këshillat vendore humbën rëndësinë e tyre. Ato janë shumë të rëndësishme. Ne do të vazhdojmë konsultimin e partisë dhe do të shkojmë edhe jashtë partisë. Për në është e rëndësishme q ëkandidatët të jenë të pëlqyer nga qytetarët dhe jo vetëm nga ai barku i vogël partiak. PS ka zgjedhur këtë metodologji. Kemi pasur primare në 2007, por përkundrazi ne i humbëm disa komuna. Nuk ka një strukturë të pavarur që të menaxhojnë votën brenda partisë. Shiten si demokratike por nuk prodhojnë asnjë proces kualitativ dhe as demokratike. është njësoj si të krahashosh zgjedhjet e ’92 me’96. PS do i qëndrojë strikt, pëlqyeshmëria e partisë, e publikut dhe garancitë që jep kandidatit“,- u shpreh Gjiknuri.