Gjiknuri: PD-LSI, të sjellin kë model të duan për koalicionet parazgjedhore

Anëtari i maxhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka folur pas takimit të sotëm dhe ka thënë se nuk është gjetur as sot një kompromis.

Pjesë nga deklarata

Fatkeqësisht opozita jashtëparlamentare ndodhet në një pozitë bllokuese me anë të këresave të saj politike. Ata nuk japin asnjë shpjegim për koalicionet parazgjedhore, nga ana tjetër ekspertët kanë thënë se hapja e listave nuk ndalon koalicionet.

Opozita jashtëparlamentare kërkon vetëm bllokim, ndërkohë opozita parlamentare dhe maxhoranca ka ofruar kompromis.

Ata thonë se shqetësimi i tyre nuk është hapja e listave, por e kanë tek koalicionet ne u kemi thënë që të zgjedhin një model dhe ta paraqesin në Këshillin Politik.

Një model është dhënë nga PS dhe kanë thënë Letoninë ose Holandën, ne jemi gati që të pranojmë kë model të duam që të jetë brenda hapësirës së OSBE. Në jemi dakord që të sjellin kë model të duan.

SHKARKO APP