Gjiknuri: Për opozitën sakrifikuam rekomandime të rëndësishme të ODIHR, depoltizimi i administratës, gradualisht
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka folur pas marrëveshjes në Këshillin Politik duke thënë se PS sakrifikoi për opozitën disa rekomandime të rëndësishme të ODIHR.
Gjiknuri tha se PD refuzoi depolitizimin e administratës zgjedhore por ajo do kryhet gradualisht pas zgjedhjeve të 2021.
Më tej Gjiknuri shtoi se identifikimi biometrik do financohet nga qeveria dhe do paguhet një ekspert i BE që do caktojë masën që do të implementohet teknologjia.
”PD nuk ishte gati, e kundërshtoi, por tani kemi rregulla të pranuara nga gjithësecili edhe me këtë administratë që kemi. Ajo që u pranua është një administratë e balancuar, me kërkesë të PD do funksionojë edhe për zgjedhjet e 2021. PD hoqi dorë nga kërkesat absurde, nuk ka më kërkesa për menaxhimin e zgjedhjeve, qeveria tranzitore.
Përtej pretendimeve, më në fund u kthyen aty ku duhet të ishin, e rëndësishme është ta pranojmë këtë sistem, pasi në këto kohë depolitizimi të shtrihet gradualisht. Do përpiqemi që identifikimi biometrik të shtrihet, por zgjedhjet nuk mbahen peng prej teknologjisë, por kjo administratë e politizuar dhe e balancuar ka funksionuar. Nuk do i jepnim alibi opozitës që të mbetej jashtë zgjedhjeve. Për ne është e rëndësishme integrimi. Ky është moment i rëndësishëm pasi palët i kthehen institucioneve.
Këshilli Politik do vijojë të miratojë draftet që zbërthejnë marrëveshjen.
Besoj kodi do mbyllet patjetër brenda këtij sesioni. Buxheti i shtetit do garantojë identifikimin.diometrik. Do merret një ekspert nga BE për tu konsultuar me KQZ që do përcaktojë shkallën e shtrirjes, përcaktuar në buxhetet do të
Marrëveshja kryesore është arritur, tani zbardhje e drafteve teknike, por shumë shpejt do kemi zbardhet e plota.
S’ka pranuar depolitizimin PD. Nuk ka pasur dhe nuk dua të bëj estradë sepse PD ka qëndruar që ne nuk donim depolitizim sepse e kemi zaptuar ne sipas tyre. Ne duam pluralizmin politik. Ne sakrifikuam rekomandime të rëndësishme të ODIHR vetëm që opozita të futet në garë. Kjo është çfarë fituan.”- tha Gjiknuri.