Gjiknuri prezanton Klosin si drejtues politik në Vlorë: Ahmetaj u ftua, por kishte anagazhime
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri prezantoi para strukturave drejtuesin e ri politik të qarkut Blendi Klosi. Gjiknuri theksoi se me eksperiencën e tij të gjatë politike, Klosi do të vazhdojë punët e mira të nisura përsa i përket mirëmenaxhimit dhe mirëorganizimit politik të këtij qarku. I pyetur nga gazetarët për mungesën e Arben Ahmetajt, Gjiknuri tha se ftesa i është bërë, por që ka pasur angazhime.
Prononcimi për mediat
Çfarë nuk bëri mirë Arben Ahmetaj?
Për këtë është përgjigjur edhe Kryeministri. Këto janë lëvizje normale përpara para fushatave zgjedhore, ku secili merr pozicionin e tij si lojtar, që ekipi të japë maksimumin.
Mungon sot Arben Ahmetaj?
Është lajmëruar, por mesa di ka qenë i angazhuar.
Një shqetësim që është reflektuar edhe tek qytetarët është përplasja që ka nisur me z. Gjiknuri kur ai ka qenë drejtues i qarkut, më pas edhe me z. Ahmetaj, ka qenë ajo mes Bashkisë dhe Partisë Socialiste. Shohim që mungon Dritan Leli.
Detyra jonë është që të jemi së bashku me qytetarët. Mos u përpiqni që të ndani popullin. Ne që marrim detyra nga këta njerëz që na votojnë, kemi përgjegjësinë e madhe që t’iu shërbejmë. Vlerësimi për gjithsecilin, bëhet sesi u shërben qytetarëve. Prandaj shumë shpejt, ne do të fillojmë procedurat për vlerësimin e të gjithë kryetarëve tanë të bashkisë, në të 61 bashkitë e vendit. Nuk do të jetë struktura e partisë që do të bëjë vlerësimin, por do të jetë ajo çfarë ata kanë dhënë për qytetet që kanë drejtuar dhe sesi qytetet kanë mirëpritur ose jo, drejtuesit e mandatuar nga Partia Socialiste. Të marrësh një mandat nga Partia Socialiste është jashtëzakonisht respekt dhe sidomos në Vlorë. Faleminderit!