Gjiknuri: Prioritet janë çështjet e administrimit zgjedhor, i lumtur që PD ka bërë ‘kthesën e madhe’
Damian Gjiknuri, bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore u shpreh pas mbledhjes së parë të Keshillit Politik se prioritet i këtij grupi pune janë çështjet e administrimit zgjedhor, por nuk përjashtoi dhe ato të sistemit.
Ai gjithashtu komplimentoi PD për vendimin e saj për t’’u ulur në tryezë duke theksuar se është i lumtur për këtë ‘kthesë të madhe’.
“Kjo është një tavolinë formale, roli u mbetet përfaqësuesve politikë. Prioritet për këtë grup pune është objekti i punës së komisionit, cështjet e administrimit zgjedhor, pse jo edhe të sistemit. E rëndësishme është që të fokusohemi. PD-ja ka bërë një kthesë të madhe nga qëndrime te saj ekstremiste dhe unë jam shumë i lumtur, që PD-PS dhe të tjerat u ulën për kompromis”