Gjiknuri: Reforma në Drejtësi është mbi palët. Opozita të reflektojë për zgjatjen e afateve të Vetting-ut
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, foli nga Elbasani në lidhje me zgjatjen e afateve të organeve të Vetting-ut.
Gjiknuri u shpreh se reforma në drejtësi është një reformë e arritur me dokardësinë e të gjitha palëve dhe në këtë kuadër ai beson që me reflektimin pozitiv të opozitës do të mund të arrihet të zgjatja e organeve të vetingut.
“Procesi i vettingut ka nisur rrugën e tij. Është proces e kemi thënë mbi palët, është një proces që adreson një problem të ngritur për shkak të skadimit të një afati. Por ka një marrëveshje, ka një reformë të dakordësuar, ka institucione të ngritura të cilat po funksionojnë dhe besoj që edhe me reflektimin pozitiv të opozitës shqiptare ne do të jemi në gjendje t’iu zgjasim jetën këtyre organeve për të cilat kemi rënë dakord. Nuk kemi të bëjmë as me marrëveshje të re politike, as me ndryshimin të ndonjë strukture apo ngrehine kushtetuese e cila rrjedh si dakordësi e palëve politike”, tha Gjiknuri.