Gjiknuri refuzoi mbledhjen dje, Opozita: Veprim i gabuar, shihemi nesër në orën 12:00 në Këshill

Opozita e Bashkuar pranon ftesën e Partisë Socialiste për të vijuar diskutimet në tryezën e Këshillit Politik për reformën zgjedhore, i cili pritet të mblidhet mesidtën e nesërme.

Përmes një përgjigje zyrtare drejtuar përfaqësuesit të PS-së në këtë këshill, përfaqësuesit Oerd Bylykbashi i PD-së dhe Petrit Vasili i LSI-së, i kujtojnë Damian Gjiknurit se kjo mbledhje e radhës vjen në një kohë kur PS-ja nuk dha asnjë dakordësi për të zhvilluar mbledhje ditën e premte, si dhe refuzoi kërkesën e Opozitës për t’u mbledhur ditën e mërkurë.

Megjithatë, duke e konsideruar këtë si një veprim të gabuar të Gjiknurit dhe PS-së, por që nuk do përsëritet më, Bylykbashi dhe Vasili konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre, duke propozuar që mbledhja të zhvillohet nesër në orën 12.00.

Përgjigja zyrtare e Opozitës së Bashkuar

Z.Gjiknuri.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Politik nuk pati asnjë dakordësi për të zhvilluar mbledhje ditën e premte. Ju, gjithashtu, refuzuat kërkesën tonë për mbledhje të Këshillit Politik ditën e mërkurë.

Kjo logjikë e funksionimit të njëanshëm është krejt e kundërt me mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të Këshillit Politik, ku qoftë ditët e mbledhjeve, ashtu edhe rendi i ditës janë dakordësuar konsensualisht më parë.

Megjithatë, duke e konsideruar këtë si një veprim të gabuar tuajin, por që nuk do përsëritet më, konfirmojmë pjesëmarrjen tonë dhe propozojmë që mbledhja të zhvillohet në orën 12.00.

Oerd Bylykbashi

Petrit Vasili

SHKARKO APP