Gjiknuri takon Sekretarin e Partisë Socialiste Europiane: Integrimi në axhendën e Kongresit të PSE-së në tetor

Në vijim të vizitës së tij në Gjermani, delegacioni i Partisë Socialiste i kryesuar nga Damian Gjiknuri, u prit në një takim të veçantë nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Evropiane Achim Post, njëkohësisht deputet i Bundestagut si përfaqësues i socialdemokratëve.

Përmes një postimi në Facebook, Gjiknuri nënvizon se në fokus të këtij takimi ishte axhenda e Kongresit të PSE-së që pritet të mbahet në Berlin në tetor dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE.

”Me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Evropiane Achim Post, njëkohësisht deputet i Bundestagut si përfaqësues i socialdemokratëve. Diskutuam mbi axhendën e Kongresit të PSE-së që pritet të mbahet në Berlin gjatë muajit të ardhshëm. Me rëndësi që ky forum i lartë politik që mbledh aktorë të rëndësishëm nga e gjithë Evropa të përforcojë mesazhin për nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit evropian për Ballkanin Perëndimor. Kënaqësi të bashkëpunosh me këtë mik të mirë të Shqipërisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?