Gjiknuri uron shqiptarët: Mirëkuptimi, bashkëpunimi dhe solidariteti të triumfojnë mbi ndasitë dhe mosmarrëveshjet
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri, ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri. Përmes një videomesazhi, numri dy i socialistsëve uron që 2023 të jetë një vit mirëkuptimi, bashkëpunimi dhe solidariteti të triumfojnë mbi ndasitë dhe mosmarrëveshjet.
“Një tjetër vit erdhi drejt fundit. T’i japim lamtumirën dhe të mirëpresim Vitin e Ri, duke uruar që ai të jetë sa më i begatë. Një vit ku mirëkuptimi, bashkëjetesa, bashkëpunimi dhe solidariteti të triumfojnë mbi ndasitë dhe mosmarrëveshjet. Le ta shfrytëzojmë këtë ditë si një çast reflektimi. Të përcjellim pozitivitet, shpresë dhe dritë edhe aty ku ky vit që po lëmë pas nuk ishte aq i drejtë sa duhej. Të përpiqemi që secili ta shohë Vitin e Ri si një mundësi dhe shans për të bërë realitet ëndrrat dhe synimet e veta. Një urim shkon për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e familjes sonë politike. Faleminderit që vazhdoni të jeni të gjithë bashkë e gjithnjë e më të shumtë në numër”, shprehet Gjiknuri.
Një urim i veçantë i Sekretarit të Përgjithshëm të PS shkon për ata që natën e ndërrimit të viteve janë në krye të detyrës si dhe për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve.
“Punonjësit e Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, Shëndetësisë dhe ata të Sektorit Elektroenergjitik. Le të sjellë ky vit çdo gjë të mirë në jetën tuaj dhe të mbushë çdo ditë me momente të këndshme. Shëndet e mbarësi familjarisht, për të gjithë ju miq, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi, në Luginën e Preshevës dhe në çdo shtet kudo që ndodheni, anë e mbanë globit”, nënvizon Gjiknuri.
Mesazhi i plotë:
Të dashur miq!
Një tjetër vit erdhi drejt fundit. T’i japim lamtumirën dhe të mirëpresim Vitin e Ri, duke uruar që ai të jetë sa më i begatë.
Një vit ku mirëkuptimi, bashkëjetesa, bashkëpunimi dhe solidariteti të triumfojnë mbi ndasitë dhe mosmarrëveshjet.
Le ta shfrytëzojmë këtë ditë si një çast reflektimi. Të përcjellim pozitivitet, shpresë dhe dritë edhe aty ku ky vit që po lëmë pas nuk ishte aq i drejtë sa duhej.
Të përpiqemi që secili ta shohë Vitin e Ri si një mundësi dhe shans për të bërë realitet ëndrrat dhe synimet e veta.
Një urim shkon për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e familjes sonë politike. Faleminderit që vazhdoni të jeni të gjithë bashkë e gjithnjë e më të shumtë në numër!
Ndërsa të gjithë jemi mbledhur pranë të afërmve tanë të zemrës, për të kaluar këtë çast, një urim i veçantë shkon për ata që janë edhe në këto momente në krye të detyrës:
Punonjësit e Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, Shëndetësisë dhe ata të Sektorit Elektroenergjitik.
Le të sjellë ky vit çdo gjë të mirë në jetën tuaj dhe të mbushë çdo ditë me momente të këndshme.
Shëndet e mbarësi familjarisht, për të gjithë ju miq, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi, në Luginën e Preshevës dhe në çdo shtet kudo që ndodheni, anë e mbanë globit!
GËZUAR VITIN E RI 2023!