Gjiknuri zbardh skemën e Ramës për anëtarët e KQZ-së
Këtë të mërkurë, kur pritet që Reforma Zgjedhore të kalojë në Kuvend, Damian Gjiknuri, si bashkëshkryetar i Reformës Zgjedhore ka zbuluar sot se mazhoranca është komplet kundër formulës së propozuar nga opozita për formulën e emërimit të anëtarëve të KQZ-së së re. Sipas Gjiknurit, anëtarët e kësaj KQZ-je duhet që ti emërojë vetëm Kuvendi që kontrollohet totalisht nga Edi Rama, si institucion sovran.
Deklarata e Damian Gjiknurit:
Te nderuar kolege
Nisur nga njoftimi juaj për mbledhje dhe nga diskutimet e djeshme për KQZ qëndrimi i PS është si me poshtë:
1. Ne lidhje me propozimin per formulën e emërimit te KQZ si dhe mekanizmat e vendimmarrjes qe propozuar u shprehem kundër dhe nuk mund te diskutohen me ne mbledhjen e radhës. E gjykojmë nje propozim jashtë marrëveshjes dhe tradites parlamentare për rolin e Kuvendit ne zgjedhjen e KQZ.
Për këtë çështje do te diskutojmë pasi te na sillni paraprakisht një propozim tjetër qe respekton faktin qe Kuvendi është sovran ne zgjedhjen e organit te KQZ duke siguruar edhe konsultimet dhe dakordesimet ne lidhje me emrat qe plotësojnë kriteret dhe kane miratimin tuaj. Pra, e theksoj vetëm nëse sillni propozim te ri bazuar ne këto parime mund te vazhdoje ky diskutim.
2. Për pikat e tjera ju lutem specifikoni cilat janë ato përfshire propozimet alternative qe keni duke i derguar paraprakisht me qellim qe ti japim zgjidhje ne mbledhjen e radhës dhe mos humbim kohe me debate te kota. Pra, vetëm pas këtij qartësimi mund te konfirmoj mbledhjen e radhës ne çdo kohe.
Damian Gjiknuri
Bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore