Gjilan, Presidenti Meta në familjen e vëllezërve Abazi: Do të jemi gjithmonë pranë jush

Presidenti Meta në familjen Abazi në Gjilan

Presideni i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë një vizite zyrtare në Kosovë, ndaloi edhe në Gjilan, ku shkoi për ngushëllim në familjen Abazi. Kjo familje humbi 2 djemtë gjatë tërmetit tragjik më 26 nëntor. Pas shprehjes së ngushëllimeve të atit dhe familjarëve të tjerë, Kreu i Shtetit tha se do të jetë gjithmonë pranë familjes Abazi.

”Sot në Gjilan për t’u shprehur ngushëllimet dhe për të ndarë dhimbjen me familjen Abazi. Thellësisht i prekur nga humbja e jetës së vëllezërve Shemsedin dhe Isa Abazi nga tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor. Do të jemi gjithmonë pranë familjes Abazi”,-shkruan në një postim Presidenti i Shqipërisë.

Dy vëllezërit kishin ardhur për të punuar në qytetin e Durrësit, por nuk e dinin se ky do të ishte udhëtimi i tyre i fundit në Shqipëri. Trupat e dy vëllezërve, Shemsedin dhe Isa Abazi u nxorrën të pajetë nga rrënojat e një hoteli në qytetin bregdetar. Ata kanë lënë pas 6 fëmijë jetimë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhi i plotë i Presidenti Meta

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot në Gjilan për t’u shprehur ngushëllimet dhe për të ndarë dhimbjen me familjen Abazi. Thellësisht i prekur nga humbja e jetës së vëllezërve Shemsedin dhe Isa Abazi nga tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor. Do të jemi gjithmonë pranë familjes Abazi!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?