Gjimnazi i ri në Manzë, Rama poston fotot nga puna: Kushte bashkëkohore për 324 nxënës dhe mësues

Në Manzë të Durrësit ka nisur puna për ndërtimin e gjimnazit të ri. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto gjatë momente nga nisja e punimeve për ndërtimin e gjimnazit.

“Nis puna për ndërtimin e gjimnazit të ri në Manzë, një investim i bashkisë së Durrësit, e cila do të ofrojë kushte bashkëkohore mësimdhënie për 324 nxënësit dhe stafin pedagogjik të kësaj shkolle”, shkruan Rama.

Pas përfundimit gjimnazi do të jetë i pajisur me sistem ngrohje, mjedise sportive, kabinete shkencore dhe informatike, si dhe bibliotekë të pasuruar. Kjo godinë e re do të ofrojë një mjedis mësimor më të mirë dhe më të përshtatshëm për të gjithë nxënësit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?