Gjin Gjoni: Ju më donit në burg, por unë mund të bëhem edhe president
Mbledhja e fundit e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për sezonin e kaluar të punës, e zhvilluar më 16 korrik, ka kulmuar me përplasje të forta mes anëtarëve për shkak të mosemërimit të zv.kryetarit të Këshillit. Ky pozicion në KLD ka mbetur vakant që pas shkarkimit nga Kuvendi të ish-zv.nënkryetarit Elvis Cefa në tetor të vitit të kaluar. Duke pretenduar moseficiencë të Këshillit, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i ka kërkuar disa herë me këmbëngulje kryetarit të KLD-së, Presidentit të Republikës Bujar Nishani, të propozojë zëvendëskryetarin. Pretendimet e Naços kanë hasur në reagimin e fortë të anëtarit Artan Broci. Ai është shprehur se është pikërisht maxhoranca, pjesë e së cilës është edhe ministri i Drejtësisë, që ndryshoi legjislacionin, që ka krijuar situatën aktuale në KLD. Broci shkoi dhe më tej duke pohuar se pjesë e nismëtarëve të ndryshimit të ligjit për KLD-në kishte qenë edhe deputeti Mark Frroku, aktualisht i akuzuar për akuzën e “vrasjes”. Gazeta “Panorama” publikon sot procesverbalin e kësaj mbledhjeje, ku zbardhen debatet e ashpra mes ministrit Naço dhe anëtarit Broci dhe më tej debatet mes anëtarit Gjin Gjoni me ministrin Naço dhe anëtarin Çomo. Debatet janë shkaktuar gjatë kohës që Këshilli po shqyrtonte disa shqetësime të ngritura nga disa kryetarë gjykate lidhur me mungesën e organikës së tyre me gjyqtarë apo dhe nevoja për shtimin e numrit të gjyqtarëve. DEBATI BROCI-NAÇO Nasip Naço: Unë gjej rastin edhe një herë t’i kërkoj kryetarittarit të Këshilli të Lartë të Drejtësisë që të propozojë zëvendëskryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sepse ky Këshill ka mungesë të theksuar eficience. Ligji ka parashikuar që të jetë një person me kohë të plotë, që të organizojë të gjithë punën dhe ky Këshill të kalojë në normalitet. Pra, nëse doni raste të kësaj natyre, do t’ju gjej me dhjetëra për mungesë eficience të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Të kemi një studim. Mbi bazën e atij të gjykojmë, do shtojmë, do pakësojmë. Për shembull, në Berat janë 10 gjyqtarë, në mos gaboj. Mbase duhen 7 dhe t’i shtojmë edhe në Skrapar – po u desh, për shkak të numrit të popullsisë, të çështjeve – por, s’para vjedhin në Skrapar dhe nuk ka nevojë për gjykatë dhe ato dy-tri raste venë në Bërat. Kështu që janë të pakta rastet. Të shikohen edhe statistikat në vite, nuk ka nevojë për gjykatë atje, se janë njerëzit të gatuar duke zbatuar dhe respektuar ligjin. Thashë, nuk vjedhin në Skrapar. Po të shikosh, po të shikosh statistikat në 50 vjet, mund të jenë nja 10. Duke i krahasuar me të tjerët, domethënë hajduti më i madh në Skrapar sa më i ndershmi në ndonjë vend tjetër. Bujar Nishani: Fokusohemi te rendi i ditës. Nasip Naço: Do të doja edhe një herë të përsërisja që të dalim nga ky qerthull ku të gjithë flasin e të gjithë diskutojnë. E tha mirë Sokoli, “360 gradë”. Kemi një pikë në rendin e ditës. U bë një propozim. Të ngrihet një grup pune. Të kemi një studim dhe të gjykojmë mbi atë studim që të vendosim se si do të ecet me numrin e gjyqtarëve dhe me gjykata të veçanta. Po të shikojmë këtë, e përmendi Iliri, që ka që nga 2009–a që vendimi ka marrë formë të prerë në Apel dhe as hyn në punë dhe as largohet e as gjykohet në Gjykatën e Lartë. Kemi listën e gati 9 ndihmësve ligjorë, që janë gjyqtarë dhe janë në Gjykatën e Lartë. U kam bërë një propozim, që vendet e tyre, për 1 vit të emërojmë magjistratët e të dalim dhe nga ky qerthull i magjistratëve, se po vijnë dhe 20 të tjerë, e ky Këshill prapë tregon mungesë të theksuar efiçence, sepse nuk do që t’i vë. Pra, të dalim nga ky qerthull. Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të zbatojë ligjit, të propozojë zëvendëskryetarin, të marrë kompetencat, të vërë në eficiencë Këshillin e Lartë të Drejtësisë që materialet të jenë të plota, të jenë të studiuara dhe të vazhdojmë që t’i japim atë fuqi që ka Këshilli i Lartë i Drejtësisë, atë eficiencë që duhet të ketë, sepse ky është modeli që ndjekin dhe kryetarët e gjykatave dhe gjykatat e tjera, duke parë Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Nëse këtu nuk ka eficiencë, mos prisni të ketë nga gjykatat e tjera. Bujar Nishani: Tjetër diskutim? Artan Broci: Jo për replikë, por disa herë po ngrihet çështja e mirëfunksionimit të Këshillit dhe pa dashur të dal nga rendi i ditës… Nuk është mirë që përgjegjësitë e të tjerëve t’i shesin te Këshilli apo përgjegjësitë e tyre. Në qoftë se duhet t’i kthehemi pak, jo shumë larg kujtesës, është pikërisht maxhoranca ajo që krijoi këtë situatë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Përfaqësuesin e kësaj maxhorance ne e kemi anëtar të Këshillit. Është ministri i Drejtësisë. Ndërmori iniciativë me kriminelë të akuzuar për vrasje, të cilët janë në kafaz sot, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë të arrestuar për vrasje të kryera jashtë shtetit, pikërisht për të ndryshuar legjislacionin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës. Shihni pak relacionet që keni në Parlament, kush janë iniciatorët e ndryshimeve ligjore të ligjit “Për KLD-në” dhe të ligjit “Për Shkollën e Magjistraturës”? Të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe t’i rikthehemi normalitetit dhe hajde të diskutojmë pastaj eficiencën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Të krijojmë pasoja dhe të shesim te të huajt që fajin e ka Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nuk më duket as serioze dhe as e moralshme. Je ministër Drejtësie dhe je burrë shteti. Nuk të takon të shesësh institucionin tënd, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, dhe t’i japësh fatura këtij Këshilli për pasojat dhe veprimet që bëjnë disa banditë, po të them përs
ëri, të veshur me petkun e politikanit, që i ke deputetë. Bujar Nishani: Zoti ministër! Pastaj, zoti Gjoni! Nasip Naço: Faleminderit! Një kujtesë për parafolësin. Për sa kohë ka një akuzë dhe pandehet, nuk besoj që do të ketë etiketime. Është anëtar i Gjykatës së Lartë. Unë personalisht nuk do ta bëja asnjëherë. (Zoti Broci flet pa ndezur mikrofonin.) Po mirë, më pandehet. Po të lexosh nenin 34 të Kodit të Procedurës, kupton, ai pandehet deri në dhënien e një vendimi. Kaq. Për kujtesë. Se është edhe për procesverbal. Është e drejta juaj, mund të thoni çfarë të doni. Po duke qenë se jeni anëtar i Gjykatës së Lartë, unë mendoj që në termin e përdorur. (Zoti Broci flet pa ndezur mikrofonin.) Bujar Nishani: Zoti Broci! Zoti Broci, të lutem! Artan Broci: Kërkoja shefit tënd atë prezumimin e pafajësisë, se i quan gjyqtarët banditë. Bujar Nishani: Zoti Broci, të lutem! (Zoti Broci flet pa ndezur mikrofonin) Artan Broci: Gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë. Kjo është e turpshme. Banditët i ke aty brenda. Deputetë të akuzuar për vrasje. Nasip Naço: Po përmendi edhe emrin. (Zoti Broci flet pa ndezur mikrofonin.) Artan Broci: Mark Frroku, zotëri. S’ta kam arrestuar unë. Dhe e ke iniciatorin e ligjit “Për KLD-në”, për ndryshimin e ligjit “Për KLD-në”. S’kam frikë unë të përmend emra. Nasip Naço: Po jo mo, jo, ka një prezumim pafajësie. Unë për ta kujtuar. Për shkak të procesverbalit. Është puna jote. Vëri edhe emrin e gjyshit. DEBATI GJONI–ÇOMO Gjin Gjoni: Në rast se kërkohet efiçencë në funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Në rast se do të ecet paralelisht, janë në tavolinë një vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe një ligj. Për sa i përket momentit të dytë, është e vërtetë që ka një ndryshim ligjor në lidhje me zëvendëskryetarin. Unë po jua kujtoj përsëri dhe merrni e shihni procesverbalet e seancave gjyqësore. Rekomandimi i Bashkimit Europian në takimin që ka pasur është, Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të ndryshohet ligji sa më shpejt dhe Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të jetë nga radhët e gjyqtarëve. Merrni e shihni, ka qenë në takimin për luftën kundër korrupsionit, që Ambasadorja e Bashkimit Europian bashkë me përfaqësuesit e tjerë të Bashkimit Europian dhe hajde, në rast se e keni kaq emergjente, zbatoni rekomandimin e Bashkimit Europian. Të ndryshohet ligji në mënyrë të menjëhershme, siç e keni ndryshuar ligjin kur e ndryshuat brenda natës. Dhe kur thoni që Bashkimi Europian jep rekomandime se si do jenë, ça do jenë, ku do jenë dhe si do jenë. I përqafoni brenda natës ata që ju shkojnë për shtat dhe nuk i përqafoni ata të tjerët. Në rast se kërkohet që të ruhet i njëjti standard, hajde ta ruajmë. Për sa i përket momentit të mosemërimit të magjistratëve. Unë e kam thënë dhe e deklaroj hapur dhe po t’i referohem edhe sot, ne s’arrijmë të emërojmë magjistratë. Pse? Sepse në bazë të nenit 28 të ligjit “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”, ministri i Drejtësisë nuk ka shpallur vendet vakante. Duhet që nga momenti i shpalljes së vendit vakant, të realizohet 1 muaj dhe i bie që nga data e sotme, në rast se ky Këshill do të shpallë vendet vakante, i bie që me datën 16 gusht ti të emërosh, të ndërpresësh lejen dhe të vish të emërosh magjistratët. Tani, në rast se diskutohej sot në rendin e ditës “informacion në lidhje me shqetësimet e ngritura, në lidhje me problematikat”, ne kemi trajtuar edhe në disa mbledhje. Procesverbalet janë publike, janë të hapura. Unë e kam ngrit me shumë shqetësim. Edhe kur i kërkonim në bazë të nenit 28 për të hapur vendet vakante, ministri i Drejtësisë thoshte, – po kërkoj 15 ditë leje, se duhet ta shoh a duhet ta hapi apo s’duhet ta hapi. E keni në procesverbal. Dhe një moment që u pretendua që Këshilli i Lartë i Drejtësisë mori kompetencat e ministrit, u trumbetua me të madhe që Këshilli i Lartë i Drejtësisë po merr kompetencat e ministrit. Tani kompetencat ia kemi dhënë ministrit dhe unë nuk marr përsipër barrën që ky Këshill i Lartë i Drejtësisë dhe të luhet. Merren magjistratët dhe thirren në zyrën e ministrit dhe thuhet, – Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk po ju emëron ju. Se ne duam me ju emëru. Sokol Çomo: Është pika e dytë e rendit të ditës. Gjin Gjoni: A ka mundësi, zotëri? Unë e di që ti do… Të lutem. Unë propozoj që ti të ndryshosh vend dhe të shkosh në krah të Presidentit, si nënkryetar i KLD-së. Sokol Çomo: Bëhu President ti dhe pastaj. Gjin Gjoni: Jo, jo. Unë propozoj, thashë. Bujar Nishani: Të lutem! Gjin Gjoni: E kuptoj që ty të shqetëson. Unë thashë, -mendoj që të shkosh të rrish atje. (Zoti Çomo flet pa ndezur mikrofonin.) Sokol Çomo: Bëhu President! Gjin Gjoni: Po nuk i dihet, të ardhmen përpara e kam. S’i dihet, jeta është e gjatë. Megjithëse ju keni dasht me më fut në burg, por prapë të ardhmen përpara e kam… dhe unë mendoj që secili prej nesh të marrë përgjegjësitë e veta, dhe mos ta hedhim topin sa këtej, sa andej. Këshilli i Lartë i Drejtësisë funksionon në mënyrë kolegjiale. DEBATI GJONI- NAÇO Gjin Gjoni: …Ne e dimë që kemi problemet tona. Ne e dimë që kemi. Unë i kam ngritur. Merrni dhe shihni procesverbalet tash 2 vjet që ka në Këshill të Lartë të Drejtësisë. I kam detajuar me analiza gjykatash, në probleme të caktuara, kam ardhur e kam folur përpara Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Shihni. S’e keni marrë mundimin me thënë që, – po, një anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ose dy, po ngrenë këtë shqetësim që gjërat nuk shkojnë mirë. Por, për të shkuar kur ka ndonjë çështje pronash me 700 hektarë fillohet procedimi brenda ditës ose kur lirohet ndonjë që është ndonjë gjyqtar, i cili ndoshta s’i shkon për shtat. Kur lirohen ca të tjerë, s’merret asnjë lloj mase. O hajde vejmë një standard dhe të thuhet, -këtu është shkel, këtu s’është shkel; – është me bindje të djathta apo me bindje të majta
. S’më intereson fare. Hajde silleni përpara Këshillit të Lartë të Drejtë- sisë. Të gjejmë provat dhe t’u shkojmë çështjeve deri në fund, juve bashkë me mua, unë bashkë me ju dhe me të tjerët. Nasip Naço: Sigurisht, si ministër i Drejtësisë jam thirrur edhe në Komisionin e Ligjeve për mungesën e paktë të inspektimeve të Ministrisë së Drejtësisë, qoftë në Prokurori, qoftë edhe në Gjykatë. Dhe sigurisht që kam bërë me ndërgjegje sepse e kam deklaruar dhe e deklaroj që Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë nuk do e përdor si kërbaç dhe çekiç për t’u bërë presion gjyqtarëve. Si rregull, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka një Inspektorat, që unë edhe herë të tjera e kam përgëzuar Kryeinspektoren për punën që ka bërë dhe kam ditur që të ndaj punën e Kryeinspektores, të stafit të saj, me vendimmarrjen e Këshillit, por të njëjtën gjë kam deklaruar që në ato raste që harron Kryeinspektorja për të vajtur, sigurisht që ka një Inspektorat të Ministrisë së Drejtësisë. Në ato raste që harron ministri i Drejtësisë për shumë arsye, Kryeinspektori i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bashkë me Këshillin e Lartë të Drejtësisë, mund të bëjë inspektime dhe të dyja palët të kontrollojnë njëra-tjetrën dhe sigurisht që puna bëhet më mirë. Por unë jam ndier ngushtë kur anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me çështje penale, vejnë për analizë në Gjykatën e Apelit në Durrës, në atë gjykatë që do hetohesh dhe do gjykohesh dhe besoj se kaq ka marrë fund çdo gjë, dhe besoj që kaq do të thotë gjithçka për këtë Këshill, që cakton një anëtar të vetin me çështje penale, në atë gjykatë apeli ku do të analizohesh, për t’i thënë, -mua këtu më keni, kam edhe mbështetje; -mua do ma pushoni çështjen dhe disa ditë më vonë çështja është pushuar. Edhe sot ngre zërin dhe të gjitha. Por para se të ngrejë zërin, të flasë për pasuri të pajustifikuar, që asnjëherë s’e ka justifikuar, as ka për ta justifikuar. Gjin Gjoni: Sa për deklarimin e pasurisë, e keni gjithçka të hapur dhe publike. Shkoni e merreni. Keni një organ të pavarur, që është organi i Prokurorisë, që ka hetuar dhe ka arritur një konkluzion, aspekti i parë. Aspekti i dytë, pasurinë Reagimi i Gjonit për Çomon Anëtari i KLD-së, Gjin Gjoni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, ka debatuar ashpër në mbledhjen e Këshillit më 16 korrik 2015 me ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço. Gjyqtari Gjoni ka pasur përplasje edhe me anëtarin tjetër të KLDsë, Sokol Çomo. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Gjin Gjoni, gjatë debatit me ministrin Naço ka akuzuar se maxhoranca ka bërë goditje politike ndaj tij me kallëzimin për çështjen e pasurisë, me goditjen dhe dëmtimin e bizneseve të familjes së tij dhe cenimin e figurës së tij në publik. Reagimi i anëtarit të KLDsë Gjin Gjoni ka ardhur pasi ministri i Drejtësisë ka përmendur çështjen penale të hapur për fshehje pasurie ndaj gjyqtarit të apelit të Tiranës. time unë nuk e kam bërë duke futur duart në xhepa duke qenë prokuror apo gjyqtar në prokuroritë ku kam qenë dhe këtë e dinë shumë mirë. Nuk ndërtoj vreshta rrushi dhe të shes raki me etiketa lart e poshtë. Nuk kam qenë ndonjëherë dhe nuk kam marrë kurrë. Të dalin, se keni 2 vjet që s’keni lënë shkresë pa nxjerrë, kontroll pa realizuar, përgjime shtëpish, makinash, ambientesh. Kohët e fundit keni një shkresë tjetër, që të verifikohet ku shkon, ku ha, ku pi, me kë rri, çfarë bën. Keni përdorur të gjitha mekanizmat e simulimit për të më dhënë lekë, për të më korruptuar. Keni që në tetor të vitit 2013 dhe s’e keni arritur dot. Keni përdorur të gjitha makinacionet më të mundshme dhe më të shpifura që mund të ketë kjo botë. Keni arritur që të bëni kallëzime penale. Të hiqni licencat familjarëve të mi. Të vini gjoba. Të realizoni kontrolle dhe sekuestrime. Të intimidoni edhe familjarët e afërt, t’u shkoni nëpër shtëpia. Keni arritur deri aty sa, po ju them, keni çuar deputetë për të ardhur e me marrë bizneset familjare. Keni arritur deri aty sa keni punuar me urdhër dhe u është bërë presion të gjithë institucioneve shtetërore. Keni arritur deri aty sa të kërcënoni me çdo mjet dhune verbale. Keni përdorur shtypin dhe keni nja 4-5 gazeta që i keni, i shpërndani si zyra të propagandës të komunitetit qendror të asaj kohe dhe i nxirrni fjalimet të botuara, pa dalë akoma. Përdorni televizionet dhe kur jap edhe konferenca shtypi, merrni në telefon dhe i thoni që mos t’i publikojnë. Kur dal dhe kërkohet që të jem në studio, i thuhet që të mos merret. E keni bërë njëlloj si në kohën epolit-byrosë. Unë e kuptoj. Ju shqetësoj. E di që keni dasht me më fut në burg. E di që edhe sot e kësaj dite luftoni me të gjitha mekanizmat që unë mos të jem anëtar i KLD-së. Nuk e gjetët dot mekanizmin për të më shkarkuar me Parlament, se s’shkarkohesh se jam e treta herë që jam gjyqtari më i votuar në shkallë republike. Të paktën tri herë jam gjyqtari që jam votuar më shumë në shkallë republike dhe kjo jo për shkak të lekëve, se unë s’shpërndaj lekë. Nuk shkoj nëpër votime, siç shkoni ndonjë nga ju, partitë tuaja, që çoni thasë me miell apo futni njerëz në punë. Unë nuk fus njerëz në punë. Kam mbajt qëndrime dinjitoze dhe do të vazhdoj të mbaj qëndrime dinjitoze në KLD. Por kjo nuk ju shkon për shtat në qoftë se unë ngre zërin në KLD, në qoftë se unë flas në institucionet ndërkombëtare. Dhe të jesh i sigurt që nuk pres të më ftosh ti. … Kështu që, le të vazhdoni përsëri presionet. Unë deri ditën e fundit dhe deri në momentin e fundit që do jem anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës, do luftoj me çdo mjet ligjor për të demaskuar këtë mënyrë persekutimi, jo që po i bëhet Gjin Gjonit, por çdo gjyqtari në shkallë republike.
p>