Gjinushi: Në zgjedhjet e 21 Qershorit të vetëm
Kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi në një deklaratë për mediat ndërsa ka denoncuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për falsifikim të vendimit të saj për kandidimin e këshilltarëve për Këshillat e rinj Bashkiak ka theksuar se forca politike që ai drejton do të garojë e vetme në këto zgjedhje lokale.
“Me PS kemi pasur komunikime, por duke parë që në këto 2 vite nuk ka asgjë serioze, kemi preferuar që për këshilltarët do të luftojmë vetë. PSD kandidon e vetme, e hapur për aleatë”, tha Skënder Gjinushi, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve nëse ka pasur negociata me Partinë Socialiste.
I pytur se sa preket PSD nga ky vendim Gjinushi shtoi se “ne kemi 45,000 vota në zgjedhjet e kaluara, kemi edhe rreth 200 këshilltarë. Ne nuk na kapin dot, por ne i kemi kapur duke vjedhur.”
"Në Kod thuhet që partitë që kanë qoftë edhe një këshilltar në Këshillat Bashkiak, nuk e kanë të nevojshme të mbledhin firmat për kandidatura. KQZ e ka fshirë këtë vendim. Thirrje KQZ-së të zbatojë vendimin e saj. Vendimi s’mund të ndryshohet me ndërhyrje të paligjshme. Manuali i miratuar mbrëmë një copë lecke para këtij vendimi. Gjykata Kushtetuese është shprehur kundër këtyre manovrave. Nëse nuk korrigjohet ky falsifikim i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Këta duhet të blejnë google për të fshehur manipulimin.
Të drejtat që kanë partitë janë në fakt të drejtat të qytetarëve: Hera e parë pas 23 vitesh një parti ndalohet të kandidojë. Janë bërë shumë arbitrarizma, por e kanë bërë me vendim. Këta falsifikojnë vendimin e tyre që kanë marrë më 7 prill 2015. Merre me mend se çfarë do të bëjnë në zgjedhje. Dje kemi marrë vendimin origjinal, në darkë e kanë ndryshuar më pas. Dënojmë aktin, nuk ka rëndësi se sa cënohemi ne.
Kur ata guxojnë tani, duke rënë ndesh me kodin, e bëjnë si Ristani me Tiranën. Çuditem si PS që bashkë me ne bërtiti për votën e lirë, bën ët njëjtën gjë si PD. Nëse nuk është me urdhër nga lart të ndërhyjnë. Përndryshe ne i denoncojmë. Të kenë frikë Partitë e Mëdha. Le të bëjnë një nen që kandidimet bëhen vetëm me firmat e PS-PD. Garë me leje vetëm në Shqipëri është parë.
Nga sot për ne këto zgjedhje nuk janë legjitime, në funksion të legjimitetit do të veprojmë. Do të kërkojmë votat tona në Këshill. Ne kemi 45,000 vota në zgjedhjet e kaluara, kemi edhe rreth 200 këshilltarë. Këta nuk zbatojnë as kriteret. Ne nuk na kapin dot, por ne i kemi kapur duke vjedhur. Që të kandidojë një këshilltar në Tiranë duhet që të marrë rreth 3000 vota, Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar këtë pikë, këta e hoqën nga zgjedhjet parlamentare e futën te ato lokalet.
Me PS kemi pasur komunikime, por duke parë që në këto 2 vite nuk ka asgjë serioze. Kemi preferuar që për këshilltarët do të luftojmë vetë. PSD kandidon e vetme, e hapur për aleatë", theksoi ai.