GJKKO përgenjështron lajmet për kërkesën për përjashtim të gjyqtares Irena Gjoka
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka reaguar pas deklaratës së avokatëve të Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja për aferën te ish kompleksi Partizani. GJKKO në një njoftim për mediat thotë “Nuk kanë paraqitur kërkesë për përjashtim në k/sekretari, por verbalisht kanë parashtruar se do të paraqesin kërkese për përjashtim. Deri ne këto momente ende nuk është regjistruar një kërkese e tillë”, tha Zyra e shtypit në GJKKO.
KOHA JONË SONDAZH

