Gjoba 110 milionë euro për “Becchettin”, Halimi: Tronditet buxheti, ka shumë pasoja. E mira e vetme e këtij vendimi

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, njëherësh koordinator kombëtar për zgjedhjet në PD, deklaroi për ‘Frontline’ se vendimi për çështjen ‘Becchetti’, ku shteti shqiptar duhet të paguajë një gjoba 110 milionë euro, do të ketë pasoja të mëdha.

Përballë gazetares Marsela Karapanço, Halimi tha se nuk ka dëgjuar që ndonjë shtet të dënohet me vlera jashtëzakonisht të mëdha, për mbylljen e një televizioni.

Mes të tjerash Halimi tha se e vetmja e mirë nga kjo çështje, është fakti se asnjë kryeministër, kushdo qoftë ai, nuk do të guxojë më që të mbyllë një media. Ndër të tjera Halimi tha se kjo gjobë do të duhet të ishte paguar.

“Për rastin Becchetti, ende nuk e kemi në dorë vendimin. Kjo është çështje që duhet të lexojmë vendimin dhe ta bëjmë analizën, se përse Shqipëria është dënuar kaq shumë. Vendimi ka shumë pasoja. Dënohet shteti se ka mbyllur televizion dhe e paraqet vendin tonë si nën një regjim. Qytetarët duan ta dëgjojnë të vërtetën të shkruar nga gjyqtarët amerikanë dhe jo nga palët politike. Duke parë vendimin, mund të shohim se ku janë shkeljet. Do kenë qenë veprime ose mos-veprime të qeverisë, që kanë sjellë dëmin. Duhet të vërtetohet nëse këta veprime janë kryer apo jo në shkelje të ligjit. Unë këtë e kam thënë në 2015-ën. isha i bindur kur e thashë se e gjithë kjo po bëhej për t’i mbyllur gojën një televizioni që po denonconte opozitën. Ky është vendim i keq për Shqipërinë, për shqiptarët. Ka vetëm një element të mirë ku vendim. Është elementi i medias. Pavarësisht se kush kryeministër do të jetë nesër, ai nuk duhet të guxojë të mbyll një media. S’ka dyshim që media në Shqipëri vitet e fundit ka pësuar një rënie të jashtëzakonshme, ka një presion të shtuar nga ana e qeverisë. Mediat opozitare thuajse janë izoluar, kur kanë nisur të godasin dhe të flasin kundër qeverisë, për një sjellje autoritasite të kryeministrit ndaj medias së lirë. Sjell detaje nga takimi i parë i Ramës, ku ka qenë dhe zoti Fyler. Atje ka qenë Rama me ekipin e tij dhe unë bashkë me zonjën Bregu. Fjala e parë që i kam thënë Fyler-it, ishte se; ‘Rama ka nuanca të regjimit autoritarist’. Kujtojmë historinë e 8 viteve. Mos të harrojmë fjalën ‘burg, burg’ apo arrestimin e 30 e ca mijë qytetarëve pa ligj. Rasti në fjalë është rast unik. S’kam dëgjuar që ndonjë nga shtetet, nga Ukraina, e deri ku jemi ne, që një shtet të dënohet me vlera të jashtëzakonshme për mbylljen e një televizioni. Ka pasur çështje në Arbitrazh për shkelje marrëveshjesh, por jo të një televizioni.”, tha ai.

Duke u ndalur tek kostot, Halimi tha se kjo gjobë do të jetë tronditje e madhe për buxhetin.

“Është kosto e jashtëzakonshme. Kjo do sjell një dëm që do të duhet të kalkulohet. 100 mln janë një vlerë e jashtëzakonshme dh enjë tronditje e madhe për buxhetin. Do paguajnë të gjithë taksa, që nga fëmija e deri tek mosha e tretë.”, pohoi ai.
Ndërkohë që pyetjes se ku do ta gjejë qeveria pagesën për të paguar këtë gjobë, Halimi tha; “Në fakt vendimet e gjykatës janë automatikisht të ekzekutueshme. Nëse vendimet e Arbitrazhit duhet të shkojnë tek njohja, këto janë të ekzekutueshme. Di që ata duhet ta kishin ekzekutuar që kur u hoq masa e ekzekutimit, që vitin e kaluar. Janë me vonesë. Sipas gjykatës vendimi duhet të ishte ekzekutuar në 31 mars të 2018-ës. në 1 prill 2018 deri në 1 prill 2021, qeveria shqiptare është me vonesë.”.

Po ashtu, Halimi shtoi se; “Kjo nuk është një çështje që e thotë PD, LSI, PDIU, apo analistët. Kjo gjykatë ka thënë se; qeveria shqiptare ka shkelur ligjin në mënyrë flagrante në disa episode. Ky është vendim i Gjykatës së Bankës Botërore, është procedurë rutinë, por nëse ka një gjë, që e shohin, të majtë e të djathtë, apo elektoral gri, opozita kur ka pasur dorë në këtë çështje ka informuar, dimë që pala tjetër ka paguar 8 mln euro avokatët. Qytetarët e kuptojnë sot me gjobën e gjykatës amerikane, me vendim të formës së vetë, qeveria ka bërë për interes të saj, ka mbyllur televizionin në shkelje të hapur të ligjit.”.

SHKARKO APP