Gjosha: 25 prilli do shënojë fundin e marrëzisë së koncesioneve
Ish-ministrja e Integriit, Klajda Gjosha deklaron se dhënia e koncesioneve pak muaj para zgjedhjeve është një skandal, ndaj të cilit drejtësia duhet të reagojë.
Gjosha thotë se çdo koncesion që po firmoset nga qeveria “Rama” është vjedhje ndaj qytetarëve.
“Koncesionet nuk kanë të ndalur, edhe pse kemi hyrë në muajt e fundit para zgjedhjeve! Në vend që fondet e buxhetit të shtetit të shkojnë te shtresat në nevojë apo te ato biznese që po prekin falimentin, qeveria vendos të falë paratë e taksave të shqiptarëve, për të dhënë me koncension Terminalin e Konteniereve në Portin e Durresit! Cdo koncesion dhe PPP është një borxh më shumë, të cilën duhet ta paguajnë qytetarët, borxh që do t’i mbetet fëmijëve tanë për t’i shlyer ndër vite! 25 Prilli do të shënojë fundin e kësaj marrëzie!”,- shkruan Gjosha në një reagim në Facebook.
https://www.facebook.com/333445486846914/posts/1439268346264617/?extid=0&d=n
KOHA JONË SONDAZH

