Gjosha: 6 vite nga statusi kandidat, Shqipëria ende kërkon çeljen e negociatave, qeveria nuk njeh kushtet
E ftuar në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-ministrja Klajda Gjosha u shpreh sesot 6 vite pas që nga marrja e statusit kandidat, Shqipëria ende kërkon çeljen e negociatave.
Gjoshaj: Sot 6 vite pas që nga marrja e statusit kandidat, Shqipëria ende kërkon çeljen e negociatave. Në mars është marrë një “po” në parim, por ka nga pas një “por”, pasi vendit tonë i janë vendosur disa kushte.
Nuk kam pritur një lajm të mirë dhe jam shfaqur disa pesimiste, pasi kjo është një pasojë e arrogancës së qeverisë. Ajo nuk ka njohur kushte ose qeveria ka thënë që janë plotësuar të gjitha kushtet.
Ne nuk presim që të punohet për këto kushte, nëse ato nuk njihen si kushte, prandaj ndodhemi në këtë situatë ku kërkojmë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.