Gjosha dhe Kryemadhi: LSI nuk është shtojcë e asnjërës parti
LSI nuk është shtojcë e asnjë partie politike në vend, por është një forcë që ka integritetin e saj. Me këto fjalë u është drejtuar deputetja Monika kryemadhi, grave të LGI në Fier, të cilave u kërkoi të jenë aktive në vendimarrje. Kryemadhi shpregoi dy aleacanace si atë me PD në vititn 209 dhe atë me PS në vitin 2013.
Kryemadhi: “Është një parti e cila nuk është shtojcë e asnjërës parti. LSI është identitet më vete. Është ajo parti që mori një vendim shumë të rëndësishëmnë 2009, kur bëri koalicion me PD, për të krijuar mundësinë e lëvizjes së lirë të shqiptarëve. Të njëjtën gjë bëri LSI në 2013-n kur bëri koalcionin e saj natyral për të vazhduar procesin e integrimit europian”.
Ministrja e integrimit Klajda Gjosha u kërkoi përfaqësueseve femra, të punojnë fortë për platformën që ka në thelb LGI, për të forcuar strukturat.
Gjosha: “Është e rëndësishme të forcojmë strukturat tona, e lëvizjes së gruas. Në çdo qendër votimi duhet të kemi gra dhe vajza që janë përgjegjëse të kësaj strukture sepse vetëm në këtë mënyrë mund të forcojmë lëvizjen e gruas brenda partisë sonë”.
8l;8.Në 6 nëntor, LSI mban zgjedhjet për kreun e ri të kësaj force politike.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=YBJTfzrYfmI” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

