Gjosha: Integrimi do të jetë një proces i vështirë, gjithçka varet nga politika shqiptare

Për ish-ministren e Integrimit, Klajda Gjosha vendi unë ka një proces të vështirë në lidhje me integrimin në BE.

Në një intervistë për RTV Ora, ajo tha se Shqipëria është bërë shkak për një etape të re për zgjerimin.

Gjosha shtoi se kushtet tona kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës dhe këtu vendi ynë ka çaluar shumë. 

Klajda Gjosha: Shqipëria ka kushte të lidhej me integrimin, ndërsa Maqedonia e Veriut nuk ka kushte. Kjo do të thotë që ky do të jetë në proces i vështirë, që do të thotë se nuk mund të flasim për data, si për konferencën e parë ndërqeveritare, ashtu edhe për çeljen e kapitullit të parë. Ne na shtohen pikëpyetje të datës konkrete se kur do të ndodhë e gjithë kjo dhe kjo varet e gjitha nga politika shqiptare. 

Ka ndryshuar metodologjia për herë të parë për zgjerimin. Kemi një “po” me kushte, kur më parë vendet merrnin datën e konferencës së parë dhe të kapitullit të parë. Shqipëria ka hapur një etapë të re në procesin e zgjerimit, pasi jemi bërë shkak për një ndryshim të tillë dhe tashmë procesi do të jetë i vështirë edhe për vende që janë pas nesh. Kushtet tona kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës dhe këtu vendi ynë ka çaluar shumë. 

SHKARKO APP