Gjosha: Konsensus për reformën në drejtësi

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, priti sot në një takim delegacionin italian, të kryesuar nga z. Sandro Gozi, Nënsekretar pranë Këshillit të Ministrave për Çështjet Europiane.

Gjatë takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, ku Ministrja shprehu falenderimet në emër të qeverisë shqiptare, për mbështetjen që Italia i ka dhënë Shqipërisë me procesin e integrimit.

Bashkëbiseduesit, u ndalën tek progresi që ka bërë vendi me reformat, nevoja e miratimit sa më të shpejtë të reformës në drejtësi, si thelbësore për të kaluar në fazën e radhës që është hapja e negociatave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja Gjosha, theksoi se kjo reformë është shumë e rëndësishme jo vetëm për procesin e integrimit të vendit, por para së gjithash i shërben qytetarëve shqiptarë, në mënyrë që tu rikthehet besimi tek sistemi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Konsensusi për këtë reformë është i domosdoshëm, dhe unë jam e bindur se me miratimin e saj në Parlament, Shqipëria do të mundet të marrë një rekomandim për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian”, tha Ministrja Gjosha.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për Programin Adriatiko-Jonian (ADRION) 2014-2020, i cili është një nga tetë programet e bashkëpunimit territorial ku merr pjesë Shqipëria, nëpërmjet  IPA II. Në këtë program marrin pjesë 8 shtete, katër prej së cilave janë vende anëtare : Italia, Greqia, Sllovenia, Kroacia dhe 4 janë vende jo anëtare: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi.

Ministrja Gjosha, u shpreh se nëpërmjet programeve të tilla thellohet bashkëpunimi mes vendeve, në mënyrë që te ecet përpara me procesin e integrimit, duke përfituar nga përvoja e vendeve anëtare. Ky program do të përfshijë, fusha të tilla si : inovacioni, mjedisi, infrastruktura dhe transporti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?