Gjosha: LSI­, mbështetësja më e madhe e procesit të integrimit

Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha dhe nënkryetarja e LGI-­së, Brunilda Paskali, morën pjesë në një takim me gratë dhe vajzat e LSI­-së, në qytetin e Lushnjës.

Bëhet e ditur se qëllimi i këtij takimi është riorganizimi i strukturës në këtë qytet, me synim hapjen e mëtejshme të partisë, shtimin e anëtarësimeve të reja dhe forcimin real të rolit dhe kontributit të gruas.

“Është shumë e rëndësishme që ne të afrojmë më shumë gra dhe vajza, sepse çdo energji e re, çdo frymë e re i shërben të ardhmes së LSI. Unë besoj fort se forca e gruas është një nga shtyllat kryesore të LSI­-së, e cila ka treguar se nuk i do gratë vetëm për fushatë, por është e para parti që ka vendosur kuotën 50% në të gjitha instancat e saj drejtuese. Kemi vënë kuotën 50% edhe në këshillat bashkiakë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe kjo është arritje e madhe, por ajo që duam të bëjmë është që edhe në listat tona parlamentare të kemi 50% gra. Por për këtë duhet punë, duhen kapacitete, duhen njerëz me vizion, të arsimuar, njerëz që mund të jenë pjesë e këtyre listave, në mënyrë që LSI-­ja t’i shërbejë qytetarëve të saj dhe të ketë një zë të fuqishëm brenda parlamentit”, tha kryetarja e LGI-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Klajda Gjosha shtoi se LSI-­ja sot është forca politike më konstruktive dhe që i ofron qytetarëve siguri dhe platforma të bashkëpunimit.

“Ka një mision të jashtëzakonshëm LSI-­ja. Është mbështetësja më e madhe e procesit të integrimit. Duke qenë se kam mbajtur postin e Ministres së Integrimit prej 3 vitesh, mund t’ju them se pa LSI­-në kjo do të ishte e pamundur. Këtë e ka treguar në 2009-­n, në 2013-­n dhe së fundmi me reformën në drejtësi e cila u miratua me konsensus, falë punës së jashtëzakonshme të Kryetarit të Kuvendit. Kjo reformë është përshëndetur ndërkombëtarisht dhe kam bindjen se edhe qytetarët e këtij vendi kanë kuptuar shumë. Kanë kuptuar se pa dialog, pa konsensus, pa mirëkuptim mes palëve, Shqipëria nuk mund të ecë përpara”, tha Gjosha, gjatë takimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?