Gjosha: Më 25 Prill i japim fund sistemit të patronazhistëve dhe izolimit të vendit
Këtë të diel, 25 prill do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare. Kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha thotë se më 25 prill shqiptarët do ti japin fund autokracisë dhe sipas saj, do ti rikthehemi normalitetit në qeverisje.
Nisur edhe nga situata e vjedhjes të të dhënave të qytetarëve, Gjosha thekson se më 25 Prill i japim fund sistemit të patronazhistëve dhe ndëtojmë bashkë sistemin e vlerave që kaq shumë na ka munguar.
”Në 25 Prill i japim fund sistemit të patronazhistëve dhe ndëtojmë bashkë sistemin e vlerave që kaq shumë na ka munguar. Më 25 Prill i japim fund izolimit të vendit dhe vazhdojmë sëbashku rrugëtimin drejt një Shqipërie Europiane”,-shkruan Gjosha në facebook.
Postimi i plotë
Edhe pak ditë na ndajnë nga dita, ku më në fund, vendosni ju me votën tuaj për të ardhmen e Shqipërisë, për të ardhmen e rinisë, për familjet tuaja.
Në 25 Prill i japim fund autokracisë dhe i rikthehemi normalitetit në qeverisje!
Në 25 Prill i japim fund sistemit të patronazhistëve dhe ndëtojmë bashkë sistemin e vlerave që kaq shumë na ka munguar!
Në 25 Prill i japim fund izolimit të vendit dhe vazhdojmë sëbashku rrugëtimin drejt një Shqipërie Europiane!
Vota juaj është e shenjtë! Në 25 Prill vendos TI!