Gjosha: Mijëra biznese drejt falimentit nga pesha e taksave dhe pamundësia për të bërë biznes në këtë vend
Lëvizja Socialiste për Integrim publikon dëshmitë e qytetarëve që denoncojnë situatën e rëndë që po kalon biznesi në Tiranë.
Përmes rrjeteve sociale, ish-deputetja e LSI-së Klajda Gjosha thekson se si ky qytetar të gjithë ata që ushtrojnë bizneset e tyre e ndjejnë njësoj peshën e taksave dhe të pamundësisë për të bërë biznes në këtë vend që varfërohet çdo ditë.
Gjosha thekson se mijëra biznese drejt falimentit dhe duket se e vërteta ulëritëse bie gjithmonë në vesh të shurdhët!
“Kjo është dëshmia e një qytetari që ushtron biznesit e tij në Tiranë! Jam e bindur që shumë të tjerë e ndjejnë njësoj peshën e taksave dhe të pamundësisë për të bërë biznes në këtë vend që varfërohet çdo ditë. Mijëra biznese drejt falimentit dhe duket se e vërteta ulëritëse bie gjithmonë në vesh të shurdhët!”, shprehet Klajda Gjosha.
Në denoncimin e saj ish-ligjvënësja e LSI-së thekson se totali i taksave dhe detyrimeve të shtuara nga viti 2014 në vitin 2020 është 328.400 më shumë se viti 2014.
“Doni të kuptoni sa janë rritur taksat nga viti 2014 deri në 2020?
Shembull i vërtetë: Biznes i vogël me TVSH! Vendndodhja: Njësia nr.7, Tiranë! Tipi: Minimarket! Sipërfaqe: Brenda 50 metra katror, jashtë 15 metra katror!
Viti 2014 – Llogaritje taksa dhe detyrime: 1. Taksa hapësire jashtë, 27.000 lekë; 2. Taksa e pronës, 120.000 lekë; 3. Taksa Bashkie, 2.700 lekë; 4. Pagesë uji (konsum mujor), 48.000 lekë; 5. Pagesë drita, 117.600 lekë; 6. Sigurime shoqërore (një person), 81.600 lekë; Totali, 396.900 lekë!
Viti 2020 – Llogaritje taksa dhe detyrime: 1. Taksa hapësire jashtë, 135.000 lekë; 2. Taksa e pronës, 240.000 lekë; 3. Taksa Bashkie, 15.500 lekë; 4. Pagesë uji (konsum mujor), 96.000 lekë; 5. Pagesë drita, 142.800 lekë; 6. Sigurime shoqërore (një person), 96.000 lekë; Totali, 725.300 lekë!
Pra, viti 2014, totali 396.900 lekë; viti 2020, totali 725.300 lekë! Totali i taksave dhe detyrimeve të shtuara është 328.400 (më shumë se viti 2014). Gjykimi ju përket juve!”, shprehet në analizën e saj, ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha.