Gjosha: Ndër qëndrimet më të forta të PPE për integrimin dhe reformat
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar pas postimit të para pak orëve të eurodeputetit gjerman, pjesë e Partive Popullore Europiane, Michael Gahler. Sipas ish-deputetes së LSI, PPE paraqiti sot një nga qëndrimet e saj më të qarta dhe më të forta mbi procesin e integrimit të Shqipërisë.
Gjosha shpreson që, gjithçka është shprehur sot nga PPE të përkthehet në një udhërrëfyes për të prodhuar rezultate konkrete. “PPE ka paraqitur sot një nga qëndrimet më të qarta dhe me të forta mbajtur ndonjëherë mbi procesin e integrimit të Shqipërisë, kushtet për çeljen e negociatave, por edhe për kriterin kryesor atë të dialogut politik dhe konsesusit për reformat kyçe. Miratimi i reformës zgjedhore, implementimi i saj nëpërmjet zgjedhjeve Parlamentare dhe lokale, hetimi i dosjeve 339 dhe 184 si dhe liria e mediave përbëjnë thelbin e rikthimit në një Shqipëri normale dhe me standarte demokratike. Uroj që gjithçka e shprehur sot nga PPE të përkthehet në një udhërrëfyes për të prodhuar rezultate konkrete. Shqipëria ka vetëm një alternativë, perspektivën europiane!”, shkruan Gjosha në postimin e saj.
KOHA JONË SONDAZH

