Gjosha: Në këto momente nuk kemi nevojë për diktaturë dhe kërcënim me vite burg

Lidhur me situatën tejet problematike që po kalon vendi dhe masat e paprecedenta duke propozuar dhe ashpërsim të Kodit Penal për shkelësit e regjimit të karantinës të qeverisë “Rama” për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19 ka reaguar edhe ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha.

Përmes rrjeteve sociale, ish-ministrja e Integrimit shprehet se në këto momente nuk kemi nevojë për diktaturë dhe kërcënim me vite burg.

“Në këto momente nuk kemi nevojë për diktaturë dhe kërcënim me vite burg. Më shumë se kurrë nevojitet profesionalizëm, testim në masë për të kuptuar se sa është përqindja e popullsisë e prekur deri në këto momente, kemi nevojë për pajisje dhe infrastrukturë lehtësuese nëpër spitale.

Kemi nevojë për një paketë të qartë të daljes nga kriza ekonomike. Cdo kërcënim me vetëkënaqësi, për të nështruar qytetarët, është një përpjekje për të mbuluar dështimin dhe mungesën e një strategjie të qartë se si do të dalim nga ky tynel i errët”, thekson Gjosha.

SHKARKO APP